Prangoset shqiptari në Itali, policia: Kishte mbjellë plantacion me 180 rrënjë marijuanë buzë lumit, ishte në fazë pjekje

15 Shtator 2020, 14:52Bota TEMA

Guardia di Finanza ka arrestuar në flagrancë një emigrant shqitpar me akuzën e mbjelljes e kultivimit të kanabisit.

Reparti ajror i Guardia di Finanza e Peskarës ka identifikuar buzë rrjedhjes së lumit Salinello, një plantacion marijuane.

Ekzekutimi i operacionit në rrugë tokësore ka çuar në kapjen e shqiptarit i cili po kujdesej për ujitjen e rrënjëve të kanabisit.

Janë sekeustruar 180 rrënjë kanabis në lartësi 3.6 metra e në fazë pjekjeje.

Në platancionin me marijuanë janë sekuestruar dhe një gjenerator i energjisë elektrike, një sistem ujitjeje e lëndë kimike plehërimi.

Ndaj shqiptarit ëshë lëshuar urdhri i arrestit me burg dhe është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore të Prokurorisë së Teramos.

1 komente në “Prangoset shqiptari në Itali, policia: Kishte mbjellë plantacion me 180 rrënjë marijuanë buzë lumit, ishte në fazë pjekje”

  1. eli says:

    Pas Anglise filluan edhe ne Itali.Kjo tregon qe ne Shqiperi nuk ja mban bytha te mbjellin me.Nje bravo per qeverine!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje