FOTOT: Kanabis në “bunkerë” nëntokësorë, policia zbulon parcelat e fshehura

15 Shtator 2020, 11:04Bota TEMA
FOTOT: Kanabis në “bunkerë” nëntokësorë,

Policia britanike sekuestroi një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kanabis sativa, e mbjellë në disa “bunkerë” nëntokësorë.

Oficerët në Lincolnshire zhvilluan një operacion në një fermë të vogël në fshatin Skendleby ku gjetën në 7 metra nën tokë dhjetëra kontejnerë të fshehur dhe të izoluar, të cilët ishin mbjellë me bimë narkotike.

Gjatë operacionit në fermë u sekuestruan dhe armë zjarri, makina të vjedhura, si dhe një lama dhe 22 kuaj të cilët mbaheshin në kushte të mjerueshme vetëm për të kamufluar aktivitetin e vërtetë që bëhej aty.

4 persona u vunë në pranga, të cilët më pas u liruan me kusht deri në përfundimin e gjykimit të tyre.

Sipas policisë së Skendleby, nëse lënda narkotike do të dilte në treg do të arrinte një vlerë prej 580 mijë paundësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje