Donald Trump thotë se meriton një mandat të tretë “prej mënyrës si më kanë trajtuar”

14 Shtator 2020, 20:53Bota TEMA

Donald Trump ka sugjeruar në një miting elektoral se do të ‘negociojë’ një mandat të tretë si president, edhe pse kushtetuta amerikane nuk e lejon.

Presidenti republikan që përballet me Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit, sugjeroi se “i meriton” edhe katër vjet të tjera në zyrë pas mbarimit të mandatit të dytë në 2024 si shpërblim për “mënyrën si më kanë trajtuar”.

Në media kishte kritika të shumta për mitingun e mbushur me njerëz në Nevada,  ku Trump tha: “Për 52 ditë ne do të fitojmë Nevada, pastaj do të fitojmë dhe katër vjet në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas do të negocjojmë … bazuar në mënyrën si do të trajtohemi, nëse ndoshta mund të marrin dhe katër vjet të tjerë pas asaj”.

Nuk ishte e qartë se cilit “trajtim” Trump i referohej por presidentit në SHBA mund të shërbejnë vetëm dy mandate, edhe pse Franklin D Roosevelt ka shërbyer më gjatë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mitingu i djeshëm ishte i pari në ambjent të mbyllur në tre muaj, që mbahet nga presidenti dhe shkelte udhëzimet e vetë administratës së tij për pandeminë.

2 komente në “Donald Trump thotë se meriton një mandat të tretë “prej mënyrës si më kanë trajtuar””

  1. Rroftë Trumpi! Të marri që ç’ke me të edhe mandat të tretë, e pse jo edhe të katërt! Pse, ça ka Rama më shumë që ka të njëjtin pretendim, që nuk ka lënë ndyrsirllëk pa bërë e gjë pa vjedhur? Duhet edhe një diktator për SHBA. Në fund të fundit, nuk i hyn në punë askujt një demokraci artificiale, një teatër i madh! Vetëm një pyetje kam: I jepni vizë për në SHBA atij që nxjerr të vërtetën? Nëse jo, atëherë president Trump, je i lutur ta heqësh ambasadën amerikane këtu nga Shqipëria, se ajo ngatërron gjithë dynjanë. Tërë kohës ka folur për peshq të mëdhenj, kur në fakt, peshqit e mëdhenj janë drejtuesit e lartë të politikës që ambasadorët i takojnë tërë kohës sikur janë zotërinj të nderuar.

  2. Rroftë Trumpi! Të marri që ç’ke me të edhe mandat të tretë, e pse jo edhe të katërt! Pse, ça ka Rama më shumë që ka të njëjtin pretendim, që nuk ka lënë ndyrsirllëk pa bërë e gjë pa vjedhur? Duhet edhe një diktator për SHBA. Në fund të fundit, nuk i hyn në punë askujt një demokraci artificiale, një teatër i madh! Vetëm një pyetje kam: I jepni vizë për në SHBA atij që nxjerr të vërtetën? Nëse jo, atëherë president Trump, je i lutur ta heqësh ambasadën amerikane këtu nga Shqipëria, se ajo ngatërron gjithë dynjanë. Tërë kohës ka folur për peshq të mëdhenj, kur në fakt, peshqit e mëdhenj janë drejtuesit e lartë të politikës që ambasadorët i takojnë tërë kohës sikur janë zotërinj të nderuar. Sikur s’ka lezet që këta hajdutë qeveritarë të marrin vizë për në SHBA kurse njerëzit e ndershëm jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje