Izrael, Netanyahu: Normalizimi me EBA-në dhe Bahreinin do të sjellë miliarda në ekonomi

14 Shtator 2020, 16:01Bota TEMA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se marrëveshja e arritur kohët e fundit, me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinin, do të sillte miliarda dollarë në ekonominë izraelite.

Deklarata e Netanyahut u bë pak përpara udhëtimit të tij nga Tel Avivi në Uashington për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së normalizimit.

Duke theksuar se kanë arritur dy marrëveshje paqeje brenda një muaji, Netanyahu deklaroi se kjo është një epokë e re.

“Unë po udhëtoj për të realizuar paqen në këmbim të paqes”, u shpreh ai.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Netanyahut thuhet se marrëveshja do të kombinojë paqen diplomatike me paqen ekonomike dhe miliarda do të derdhen në vend përmes investimeve, bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje