Anëtarët e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kanë rënë dakord në Gjenevë mbi një diskutim urgjent mbi situatën në Bjellorusi dhe përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut në vend pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale në gusht e fundit.
Debati urgjent u kërkua nga delegacioni gjerman në emër të vendeve të Bashkimit Europian dhe u miratua me 25 vota pro, kundrejt dy kundër (Venezuelës dhe Filipineve) dhe 20 abstenime.
Debati pritet të zhvillohet të premten e ardhshme, gjatë sesioni të Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, që filloi sot dhe do të zgjasë deri në 2 tetor.
Ndërkohë, presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko mbërriti sot në Rusi për takimin me homologun e tij, Vladimir Putin.