COVID-19, OBSH: Rekord i ri ditor botëror i rasteve me koronavirus

14 Shtator 2020, 11:08Bota TEMA

Regjistohet rekord i ri ditor botëror i rasteve me koronavirus.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), infeksionet në botë kanë qenë 307 930 në 24 orët e fundit, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Rekordi i mëparshëm ditor kishte qenë më 6 shtator me 306 857 infeksione të reja.

Ndërkohë, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi në nivel global ka tejkaluar 920 mijë.

Sipas llogaritjeve të universitetit ”John Hopkins” deri më tani, vdekjet në botë janë 922,737 dhe persona të infektuar me COVID-19 janë  regjistruar 28 996 407 raste.

Ndërkohë, vdekjet në botë kanë tejkaluar shifrën 920 000, me SHBA që po i afrohet 195 000 vdekjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje