Ndërsa tensionet mes dy anëtarëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, Greqia ka njoftuar për planet për blerje të avionëve të rinj luftarakë, fregata, helikopterë dhe sisteme armatimi. Blerjet e reja nga Athina, vijnë në klimën e një përpjekjeje të fundit diplomatike ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo viziton Qipron për të zbutur një krizë energjie në lindje të Mesdheut.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi për blerjet, duke thënë se u nxit si kundërpërgjigje ndaj atyre që ai i quajti lëvizje destabilizuese në rajon.
Me pretendimet e kahershme në hapësirë ajrore dhe detare në Egje, Ankaraja po minon edhe paqen në Mesdheun lindor, tha zoti Mitsotakis.
“Turqia po kërcënon Evropën juglindore dhe po saboton sigurinë në një kryqëzim të rëndësishëm mes Lindjes dhe Perëndimit”, tha ai.
Greqia dhe Turqia janë mbërthyer në një përplasje gjithnjë e më të tensionuar dhe të rrezikshme në Detin Egje dhe Mesdheun lindor, lidhur me të drejtat për shpim për hidrokarbure dhe kufijtë e tyre detarë.
Në një fjalim në një panair tregëtar, zoti Mitsotakis tha se Greqia do të blente 18 avionë të rinj luftarakë nga Franca për të zëvendësuar flotiljen e vjetëruar të avionëve Mirage 2000. Athina do të blejë gjithashtu katër helikopterë të rinj për marinën dhe po aq fregata. Edhe anijet ekzsituese luftarake do të modernizohen.
Hollësitë e këtyre marrëveshjeve nuk u bënë të njohura por nuk është hera e parë këtë vit kur Greqia ka treguar interes për modernizimin e sistemeve të mbrojtjes.
Greqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar bisedimet për blerjen e të paktën 25 avionëve luftarakë F-35 për 3 miliardë dollarë.
Ekspertët thonë se blerjet e reja do t’i jepnin Athinës një epërsi të konsiderueshme në mbrojtjen ajtore ndaj Turqisë, e cila po përballet me vështirësi për blerjen e avionëve të rinj dhe modernizimin e flotës ekzsituese.
Shtetet e Bashkuara pezulluan shitjen për Turqinë të avionëve luftarakë F-35, pasi Ankaraja vendosi të blente sisteme ajrore për mbrojtje nga raketat S-400 nga Rusia.
Njoftimi i zotit Mitsotakis vjen mes një përpjekjeje të re diplomatike në rajon nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo për të bindur Greqinë dhe Turqinë që të heqin dorë nga përplasja në Mesdheun lindor.
Pas bisedimeve me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe zyrtarë të tjerë, zoti Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë thellësisht të shqetësuara nga operacionet e Turqisë në zona mbi të cilat kanë pretendime si Greqia, edhe Qiproja.
Zoti Pompeo shtoi se “vendet e rajonit duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, përfshirë ato për sigurinë dhe energjinë, në mënyrë paqësore. Tensionet ushtarake në rritje nuk ndihmojnë askënd përveçse armiqtë që duan të shohin përçarje në unitetin transatlantic”.
Vizita e zotit Pompeo në Qipro vjen menjëherë pas një vizite të ngjashme nga Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Greqia ka refuzuar të angazhohet në negociata me Turqinë, deri sa ajo të ndalë kërkimet për rezerva gazi në lindje të Mesdheut.
Megjithatë, të dielën vetëm disa orë pasi zoti Pompei shkoi në Qipro për bisedime të nivelit të lartë, u shfaqën shpresa për një zgjidhje të mundshme.
Turqia urdhëroi kthimin në bazë të anijes së saj kryesore të kërkimeve, duke krijuar një hapësirë për një fillim të mundshëm negociatash të rëndësishme.
GREQIA po ben ate qe duhet te bej nji shtet per mbrojtjen .Po keta IDJOTAT qe kemi ne e kam fjalen per te gjitha qeverit tona nga 90 e mbrapa kur do ta kuptojn se mbrojtja e vendit ton qe quhet SHQIPERI quhet e sigurt vetem atehere kur ke ne dispozicion aviacion luftarak .Keta dakllautet tan mund te thon qe skemi buxhet por edhe GREQIA ka borxh 400 miliard por leket per te ritur fuqin mbrojtese i gjeti. POLITIKANET tan duhet te vendosin vet per mbrojtjen e vendit Le ti len historit me NATO Nji shprehje thot GOMARIN NGA BALTA E NXJER I ZOTI
Jane dhi shqiptaret e RAM IUT, LOL…
Pritet gjakosje e sumes se tourkalvanive…… allah uakbar
Keni pare ndonjehere ju ndonje fukara te armatosur ose qe kerkon te armatoset deri ne dhembe.
Fukarai mezi mbush barkun me buke, ku do ti gjeje gjithe ato evro te armatoset deri te dhembet, kur i jane holluar dhembet fare nga fukaralleku.
Napoleani i Bonaparteve te makronit ka thene: Luften e ben paraja.
Fukarai mund te armatoset jo deri te dhembet por deri te kembet.
Ti ‘Pranvera’ ke shumë të drejtë për sa shkruan mirëpo nuk ke marr parasysh një diçka. ..duan politikanët shqiptarë të krijojnë një shtet shqiptar apo po vazhdojnë të minojnë apo largojnë ndërtimin e këtij shteti? ..unë mendoj se është kjo e dyta. .
përsa i përket Greqisë mendoj se po armatoset sa për sy e faqe sepse gojët e liga këtu në Athinë thonë se Miçotaqis ka gjetur konsensus me Erdoganin dhe greqia do ti dorëzojë pa luftë por në tavolinë ato që do Tyrkie kështu që kjo zhurma e armatimit është 5 me hiç sepse sipas atyre që thuhen greqia avionët e parë i merr në mesin e 2021 ndërsa tyyyrkie ka ndërmend ti japi fund çështjes së Mesdheut lindor e shumta deri në zgjedhjet amerikane të nëntorit. ..mirë do të ishte sikur ta kishe grasatuar içik marmitën ti tfgs. .thuaj edhe atyre shokëve të tu që ndërrojnë nga 20 nickname në ditë që të marrin masat sepse po ju vijnë byrazerët lafshprerë nga anadolli dhe do kaloni goxha mirë. .
Mos u mërzit o mik ! Askush nuk pretendon të marë para nga Greqia, se e kanë gjetur ilaçin e kësaj pune, thjesht Greqia duke dashur te mbrohet nga Turku po humbet sovranitetin e pothuajse të gjithë ishujve të saj që po i lë peng për blerjet e armatimit. Kjo quhet për inat të vjehrrës vete e fle me mullixhiun.
Ustallare po tallin tr, viju kim jongu rackets sus japonis vu japonia armatim tipi fundit ger ver erdogani opa 3 miliard armatim. Absurditeti nato na mbron.
Turqia eshte e armatosur dhe vazhdon armatosjen deri te dhembet.
Kurse Greqia me gjendjen ekonomike qe ka, mund te armatoset deri te kembet
Pranvera
E zgjidh baza Pashalimanit ate pune.
Kjo ishte loja e Turqise. Tremb Greqine te futet me thelle ne borxh qe nuk e paguan dot. Turqia i ben lufte financiare. Kjo “lufte” nuk perballohet ne afat te gjate. Eshte lufte e humbur nga Greqia. Avionet jane nje industri ne vete sepse nuk eshte vetem blerja por dhe mbajtja ne gjendje operacionale.Turqia ka sistemet e veta indigjene dhe po pergatitet te prodhoje vete avione nga industria e saj e fuqishme ushtarake. Greqia le ta ngushelloje veten qe arriti nje fare balance nderkohe qe eshte brenda zones se interceptimit nga sistemet kunderajrore S-400 turke. Greqia do te mbaje te njejtin ritem me nje superfuqi ushtarake dhe nderkohe po gremiset financiarisht. Edhe Franca del e fituar se e di qe ne nje kolaps ekonomik te Greqise (default) bankat franceze nuk marrin parate e tyre mbrapsht dhe nderhyn duke i shitur Greqise me nje levizje te shpejte 18 avione super te shtrenjte pa i dhene Greqise asgje per kete marreveshje miliarda dollareshe. A e di Greqia kete? Sigurisht po nuk ka se cfare te beje.
Ne nuk kemi nevoje per aviacion, apo flote detare, vetem per artileri e sistem kunder ajror raketave pak a shume strategjia e kohes se E.H. e miremenduar dhe e detajuar por jo arme te ndryshkura e relike te luftes se gjirit.Prodhimet tefundit gjermane kineze dhe turke na dalin e na teprojne me kollanise “fqinjet” mbaj mend nje oficer qe me thoshte serbia e greqia kane armatim modern dhe ne nuk mund te krahasohemi me ta por ne rast se plase ,fale organiimit te ushtrise ju shkatojme deme teper te renda.
te armatosesh nuk eshte zgjidhje,por ben lojen e te medhenjve, kush na siguron se kjo nuk eshte nje loje e tyre? nxitin konfliktet dhe qe Greqia te mbrohet blen 3 mld $ armatime, po ashtu dhe nga Franca, u sigurua keshtu puna per nje vit e kompanive amerikane qe prodhojne F- 35, vitin tjeter i vjen radha ndonje tjetri per te blere, kurse Qirjakoja do mburet se mbrojtem atdheun , jemi patriota dhe per kete do synoje nje mandat tjeter, por pensionet dhe rrogat duhen qethur pak qe te paguhen armatimet, prandaj komentuesit nqs nuk njohin pak politiken me mire mos ja futin kot.
Ore si shpjegohet fakti qe kur greqia ra ne krize gjeja e pare qe bene franca dhe gjermania ishte shkurtimi tejmase i buxhetit duke krijuar nje gjendje shume te veshtire per popullin, ndersa sot per te shpenzuar 1.5 miliard euro per armatim nuk paska problem dhe u be per 48 ore
Francezet shesin arme, ama koqet per t’i perdorur ku do i blejne jevgjite anadollak te vehteshpallur helene? ??
Budallenjte perhere kane qene shumice. Teknologjia i ndihmon te shfaqen publikisht.
te armatosur deri ne byth ……se me turqit nuk kane takat vari k….. pune arrixhinjsh !!!
Shshshsh…. nuk nderpritet armiku kur ben gabim!
Vazhdoni greker te dashur armatosuni edhe me shume. Sa te keni takat. Do e pushtoni edhe Kostandinopojen sic e keni nis.
Vetem kujdes, se gjithe ekonomine e keni tek turizmi…nje fishek qorr ne nje ishull dhe çane ferren turistet. E po iken ata cdo hame pastaj?!