Ambasadori amerikan në Kinë, Terry Branstad, është larguar mes përkeqësimit të marrëdhënieve bilaterale, njoftoi sekretari i amerikan Shtetit, Mike Pompeo, transmeton Anadolu Agency.
“Falënderoj ambasadorin Terry Branstad për më shumë se tre vjet shërbim ndaj popullit amerikan si ambasador i SHBA-së në Republikën Popullore të Kinës”, shkroi Pompeo në Twitter.
“Presidenti Donald Trump zgjodhi Ambasadorin Branstad për shkak të përvojës së tij të gjatë disa dekadëshe në marrëdhëniet me Kinën, që bëri atë personin më të mirë për të përfaqësuar Administratën dhe për të mbrojtur interesat dhe idealet amerikane në këto marrëdhënie të rëndësishme”, tha Pompeo.
Duke vlerësuar kontributet e Branstad “në ribalancimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë në mënyrë që ajo të jetë e orientuar drejt rezultateve reciproke dhe të drejta”, Pompeo tha se këto “efekte pozitive” do të zgjasin në politikën e jashtme të SHBA-së në Azi-Paqësor “për dekada të ardhshme”.
Ai nuk dha informacione të mëtejshme në lidhje me arsyen e largimit, ose kush do të jetë pasardhësi i tij.
Branstad u emërua në këtë post në vitin 2016 për shkak të “marrëdhënieve të tij të gjata” me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, ndërkaq emërimi i tij u mirëprit nga Ministria e Jashtme kineze si “mik i vjetër i popullit kinez”.
Duke reaguar ndaj zhvillimit, Ministria e Jashtme kineze, sipas gazetës shtetërore “Global Times”, tha se ata nuk kishin marrë ndonjë njoftim lidhur me këtë zhvillim.
Armiqësitë midis dy ekonomive më të mëdha të botës janë përhapur në shumë fronte, duke përfshirë tregtinë dhe komunitetin akademik.
Eshte transferim normal.SHBA nuk i le ambasadoret me shume se tre vite ne nje shtet.Kane shume aresye per kete praktike. Ashtu sikurse nuk mu d te esh presidente me shume se dy here.Ne Shqiperi duhet nje ligj sipas te cilit presidenti duhet te zgjidhet direkt,me mandat vetem nje here dhe te jete mbi 55 vjec .Te jete i diplomuar dhe asnjehere mos te kete qene nen hetim,pavaresisht ne se eshte denuar apo jo.Kryemi istri te jete mbi 45 vjec,jo me shume se dy mandate dhe ne perfundim ne pension absolut,
paqja me arme berthamore
paqja me arme berthamore
paqja me arme berthamore
Nuk eshte transferuar, ka dhene doreheqjen, e keni perkthyer gabim.Kjo ka kuptimin se ambasadori duke mos qene dakort me bosat e tij, pra me politiken amerikane, vetelargohet nga puna si ambasador per te mbrojtur karakterin dhe dinjitetin e vet. Eshte veshtire per ta kuptuar shqiptaret doreheqjen sepse nuk ekziston si koncept! Kaq kisha.