Mungesa e hapësirave për parqe në qytet, ka bërë që kinezët të mendojnë diçka tjetër.
Ata kanë eksperimentuar me ndërtimin e “pylli vertikal” brenda pallateve.
Të gjitha 826 apartamentet e këtyre pallateve me kopësht natyral në ballkone, u shitën deri në prill të këtij viti.
Por në vend të një eko-parajse moderne, kullat duken si skenat e një filmi të shkretë, post-apokaliptik.
Raportohet se vetëm pak familje janë zhvendosur të jetojnë aty, për shkak të një detaji që projektuesit e këtij qyteti më vete, nuk e kishin menduar: Mushkonjat.
Një infeksion i shkaktuar nga këto të fundit, ka bërë që banorët të mos zhvendosen në apartamentet që kanë blerë, duke e lënë këtë “parajsë” në Tokë, të shkretë.
Sipas gazetës shtetërore kineze, aty janë zhvendosur të jetojnë vetëm 10 familje.
(TemA)
Ja sa ta zgjidhin si do ti gatuajne mushkonjat, me oriz apo me makarune edhe do kthehen neper shtepira do bejne edhe katering me specialitetin e fundit!