FOTOT: Shqiptari në Greqi futet me makinë në dyqan, donte të përplaste bashkëkombasin e tij

16 Shtator 2020, 17:48Kronika TEMA
FOTOT: Shqiptari në Greqi futet me makinë në dyqan, donte të

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi.

Sipas mediave greke, një 25-vjeçar shqiptar i cili po drejtonte një automjet tip Smart, hyri me makinë brenda një lokali për të përplasur një 23-vjeçar shqiptar, i cili po qëndronte i ulur pranë së bashku me miqtë e tij.

Ishte ora 23:00 e mbrëmjes të së martës kur ndodhi incidenti në zonën e Xania.

Për fat të mirë, asnjë person nuk pësoi dëmtime të rënda, përveç disa lëndimeve të vogla.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje sapo u lajmërua, ndërsa 25-vjeçari shqiptar nuk bëri rezistencë.

Dy shqiptarët kishin patur më herët konflikt me njëri-tjetrin. Madje sherri kishte ndodhur në të njëjtin lokal.

25-vjeçari kishte tentuar ta godiste me thikë, por për shkak edhe të personave të tjerë që ndodheshin aty, konflikti ishte shuar.

Por 25-vjeçari ishte larguar dhe u kthye sërish me makinën e tij, duke tentuar të përplaste 23-vjeçarin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje