Ilir Meta: Konferenca e Pezës sot na bën thirrje të ngrihemi kundër oligarkëve

16 Shtator 2020, 09:41Politika TEMA

Ilir Meta, si çdo mëngjes, është ngritur me thirrjet për revolt e kryengritje.

Por këtë radhë thotë se 78 vjet më parë në Konferencën e Pezës, janë mbledhur edhe kundër oligarkëve.

“Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!

Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane” shkruan Meta.

2 komente në “Ilir Meta: Konferenca e Pezës sot na bën thirrje të ngrihemi kundër oligarkëve”

  1. ida says:

    Po flet per vete e moniken.

  2. Fillove prap që në pikë të sabahut të dërdëllisësh për patriotizëm?!
    Asnje nuk influencohet më nga patriotizmi yt I shtirur.
    Je bërë si ata pijanecët ordinerë që shkojnë vend e pa vend në varrime, mjaft që të bëjnë qelepir ndonjë godë raki!
    Sa turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje