“Ka një lloj mallkimi”! Rama flet nga Greqia për integrimin: Kur ne ishim në formë jo të mirë ata s'uleshin në tryezë, ndërsa tani që ne jemi mirë, ata janë keq

16 Shtator 2020, 09:56Politika TEMA

Nga Greqia kryeministri Edi Rama ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas tij, integrimi është e vetmja rrugë, por ka diçka që ai e quan mallkim.

Në tryezën me temë, “Ballkani Perëndimor përtej 2020-s”, Rama tha se kur Shqipëria nuk ishte në formë të mirë ata nuk uleshin në tryezë, tani që jemi në formë të mirë ne janë ata në formë të keqe.

“Mendoj që Shqipëria dhe të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në një moment të rëndësishëm historik, mes një të shkuare që duan ta lënë pas krahëve dhe një të ardhme që nuk ka ardhur.

Pra për të qenë tërësisht të integruar në BE. Kjo është diçka e dukshme dhe duket sikur ka një lloj mallkimi, se kur ne ishim në formë jo të mirë ata nuk uleshin në tryezë, tani që jemi në formë të mirë ne janë ata në formë të keq.

Por ne nuk kemi alternativë tjetër, e vetmja është të jemi pjesë e BE. Jo sepse na e kërkojnë miqtë më të fuqishëm, por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, është ëndrra e përhershme e etërve tanë”, u shpreh Rama.

4 komente në ““Ka një lloj mallkimi”! Rama flet nga Greqia për integrimin: Kur ne ishim në formë jo të mirë ata s’uleshin në tryezë, ndërsa tani që ne jemi mirë, ata janë keq”

  1. Rrofte UCK says:

    Thuaj me mire drejt.
    Kur europa ishte gati e bllokove zotrote gjasme per nje keshilltar ne Fier. Dil e kerkoju falje miletit qe per interesin tend personal per pushtet bllokove 10 vjet me pare çeljen e negociatave per antaresim ne BE.
    E tani qe medemek ti qenke ģati per marrveshje me Greqine sqenkan ata gati.
    MALLKIMI JE TI O ZOTI RAMA.
    Erdhe ne shqiperi per mort dhe Fatos Nano te beri mortjen e ketij vendi.

  2. Dëgjo more Kallam i gjatë, mos u merr me profecira mbi “mallkime misterioze” sepse ai “mallkim” që rëndon mbi vendin tonë është fare i thjesht.
    Në 30 vjet e kthyet vendin ne nje portë të madhe ku kalon çfarë do llojë trafiku kriminal, qoftë ky ekonomik, klandestinë, armësh, droge e ekstremizmi fetar. Në këtë pisllik pa fund politikanët drejtues kanë rolin e padrinove dhe luajnë fijet në mbrapaskenë.
    “Haraçin” e gjithë kësaj po e paguajnë ata që nuk mund te lëvizin lirisht për nje shkollim, punësim e një jetë më dinjitoze.
    Prandaj mos psherëti për këtë “mallkim mëkatar” e mos bëj litani se ju ndër vite na bëtë lypsarë në derë të Evropës.

  3. Ceni says:

    Te vjen keq per greket? Mos e thuj me, se po paguajne kusuret. Na kane shume borx. E kane marre tatepjeten dhe mos u kthefshin me pas. Kerko ato qe na takojne.

  4. QORRI DHE XHEPI, SIGURISHT EDHE KY I UÇK QENKAN CA RROTA KARI ,
    AS NUK SHOHIN PERTEJ HUNDES SE TYRE POR NA HIQEN EDHE ME BAGAZH TE MADH POLITIK.
    I QAJNE HALLIN KALORSIT SE I VAREN KEMBET.

    I

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje