KONSTATIMI/ E pathëna për Metën: njeriu që s’inspiroi kurrë! Ku i ka rrënjët kjo?

16 Shtator 2020, 13:27Politika TEMA

Ai vërtet ka qenë personazh qëndror për gati tre dekada, duke gëzuar njëherësh dhe postet më të larta të shtetit, por kurrë s’ka inspiruar dot. Në asnjë çast të karrierës së tij politike, Ilir Meta, edhe pse protagonist sistematik, përgjithsisht krizash, kurrë nuk ka patur ndonjë moment shkëlqimi, që më pas mund të vinte dhe zbehja.

Kurrë njeri idesh, bosh në fantazi, pa asnjë thërrmi intelektalitet, me një ligjërim pa pikë elegance deri dhe bezdisës, ai ka patur vetëm një aftësi për të qenë gjithnjë lojtar politik me përfitimet përkatëse: paskrupullsinë.

Po e shfaq më të plotë këtë qysh prej kur hyri në Presidencë, por me LSI-në e tij jashtë pushtetit, gjë që e ka çuar në një çakërdisje të pangjashme me asnjë rast tjetër të protagonizmit të tij në gati 30 vite. E bën këtë nga pozicioni më amoral politik, duke qenë kreu i shtetit, kundër një mazhorancë dhe një kryeministri që e ka çuar aty.

Do kishte qenë krejt normale beteja e tij me Ramën e mazhorancën, nëse dorëhiqej nga Presidenca, si ilegjitim aty, e të vijonte betejën nga pozita opozitari klasik politik.

Prej aty më pas, të bënte ç’të donte, të nxirrte nga goja gjithë gomarrllëqet e mundshme, por jo ta bëjë këtë si kreu i shtetit, duke e ndyrë institucionin e Presidencës.

Duhet theksuar kjo teksa çdo ditë vijon ritualin e tij të neveritshëm të thirrjeve për përmbysjen e qeverisë – “të neveritshëm” për shkak të pozitës si president, si dhe të mënyrës e si – duke gjetur shkas në gjëra të paimagjinueshme, siç nisja e vitit të ri shkollor, ku ftoi për një “Dhjetor” të dytë(!!!).

Dhe ajo që vihet re në thirrjet e tij, pos që janë artikulime të trasha e banale për çdo inteligjencë normale, është një prirje e mjerë për të qenë inspirues. Në fakt as nuk ka qenë e as ka gjasë të jetë. Eshtë diçka që as s’e ka të lindur e as s’e kultivon dot.

Edhe Berisha ka qenë inspirues në karrierën e tij, ngase ka qenë me shkëlqim e zbehje njëkohësisht. Ndërsa Ilir Meta nuk e gëzon këtë atribut mëse njerëzor edhe në politikë.

Pra, është një pikë që dhe përballë Berishës është inferior. E ndoshta kjo e fundit – inferioriteti – e shpjegon një lloj psikopatie politike që vijon ta shfaqë prej tre vjetësh, me një stoicizëm të dhimbshëm në marrëzi ligjërimore.

E kundërta, superioriteti, do e shfaqte normal. Normalitet do të thotë: ik nga Presidenca, prit zgjedhjet dhe hau kokë më kokë me Ramën. Binde popullin të të votojë ty dhe jo atë. Dhe bëje këtë pa PD-në nëse ke këllqe, siç Rama vendosi ta bëjë pa ty. (tesheshi)

16 komente në “KONSTATIMI/ E pathëna për Metën: njeriu që s’inspiroi kurrë! Ku i ka rrënjët kjo?”

  1. Edi says:

    Autori??
    Letra anonime si Jovan Bregu….

    1. ILir Floriri says:

      E sakte. Qendron e gjitha. Eshte nga redaksia. E lagu bishtin dhelpra, futja pordhes o Edi.

    2. Bato says:

      Ermir duhet ta kete emrin, e nese eshte ai, lexuesi ta mesoje se eshte nje nga penat me te mprehta te gazetarise,pavaresisht se shkruan rralle dhe me heshtjen e tij mban qellimsht profile te ulet.

  2. Beni says:

    Eshte presidenti me ordìner jo vetem qe ka pasur deri tani Shqiperia , por besoj dhe ne te ardhmen nuk ka per te pasur nje president te tille pa nivel e me qendrime te nje halabaku.
    Ilir Floriri e ka bere pis karriken e presidentit.

  3. Berti says:

    Fatekeqesi e madhe qe ky cope idioti, jo vetemnuk po denohet pet krimet qe ka bere por rri si gjeli maje presidencen qe e degjeneroi dhe e perdhosi me keq se Sali derri.

  4. XHH says:

    Prandaj i them koke madhe

  5. Vjola says:

    More Edi po per ç ‘far te duhet emri i autorit.Lexoje neqoftese per ty eshte interesante pergjigju ose mos reago.
    Kjo eshte nje semundje qe e sheh ne shume artikuj.Ne e shohim se kush eshte personi dhe mbasi e gjejme kush eshte i pergjigjemi ose positivisht ose negativisht sipas pozites qe ka ose parave qe ka dhe kujt partie i perket.

    Pra prandaj na duhet emri.Shih artikullin nese ka vlera apo jo ,kjo per mua eshte kryesorja.
    Per mendimin tim artikullshkruesi ka plotesisht te drejte.Ky president qe kemi jo vetem qe nuk eshte president per popullin por eshte nje perçares mbare popullor.

  6. Daja says:

    Halldup dhe njeri qe socialistet e kane mbajtur ne qafe mafioz i rendomte sponzorizohen nga sillo cepani grup qe po bejne vienen Berlin te flase me vehte grup i madh mafioz metja cepani.

  7. Ka inspiruar duke i vrare vjedhur Popullin e shume vuajtur .. says:

    Do Inspiroje ne Rec te Shkodres me shoket e tije..
    Aty die te shenoje dhe diten e pare te Punes,,qe do djersise edhe Bythen…

  8. Me durim e dashuri says:

    Kush tha qe nuk inspiroi Meta. Ai inspiroi vetene tij si te vidhte floririn dhe parate e popullit, Per kete gje ka qene konseguent dhe me personalitet sic e kemi pare dhe ne videon e te ndjerit Dritan.

  9. GJINI says:

    ME DUKET SIKUR PRESIDENTET TAN TE KOHEVE TE FUNDIT
    JAN NE GARE SE KUSH ESHTE IDIOTI ME I MADH !
    META DUKET NDJESHEM I SHKEPUT NGA VENDI I DYT I NISHANIT !

  10. lila says:

    Vetem pa intelekt nuk mund te thuash per Meten. Vesi eshte problem per kedo..!

  11. Henks says:

    O gazetarë “modernë”, -inspiroj = frymëzoj-. Ju nuk jeni gazetarë, jeni analfabetë..

  12. Poko says:

    Per ke po e kthen me fund aman?,pa tjeter per shendetin e Edit po e rrekellen.Pije me fund te kam rixha , shendeti i Edit si thone shaka..E me te lumte, ja keshtu i dua Presidentet une.

  13. Boo says:

    E harruat ate mitingun e madh ne mars per kushtetuten qe e zbythi EDI RAMEN.
    Sa shpejt harroni o milet.

  14. TONINI says:

    Po pse lodhesh,cfare po te ben,do bej dicka dhe ai,keta tipa cuditen me veten se si arriten te fitojne kaq para e pushtet,cfare beme thone me vete,qeshin me vete,bejne llogarite dhe prap qeshin,numrojne parate,qeshin,bejne iventarin e pronave,qeshin,para pushtet,ky eshte ideali i tyre,erdhen nga hici,mire thote dr.Kalodhe sot jetojne si sheike,po kjo qenka koha e tyre,shikoni artikulimin dhe xhestet qe bejne gjate komunikimit,qe te percaktoni sakte karakterin e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje