Unë i braktis shokët për Shqipërinë. Edi Rama më rezulton më i miri aktualisht!

16 Shtator 2020, 14:00Blog TEMA

Nga Bashkim Kopliku

E bllokova një shoqe, në fb, se prishi etikën e sjelljes, e i dhashë lamtumirën me mesazhet në vijim:

Logjikë zonjë, asgjë tjetër….por edhe detyrë humane të të shëroj nga indoktrinimi komunist që fatkeqësisht ke: je e re, e më vjen keq që të kanë indoktrinuar.

Poooor, kam frikë se misionin tim humanitar, shërimin nga infeksioni komunist, ka mundësi të detyrohem ta ndërpres me ju personalisht, sepse keni shkelur rëndë etikën, gjë që nuk e lejoj në personat në fb që kanë të drejtë të komunikojnë me mua.

E kam fjalën se më keni sharë rëndë personalisht, duke më quajtur servil.

Nëse deri nesër ora 9.00, nuk kërkoni falje, detyrohem të bllokoj komunikimin me ju.

Me mua mund të shfaqësh çfardo mendimi, diametralisht të kundërt me mua, mund ta shashë e denigrosh sa të duash mendimin tim, por absolutusht jo të kalosh në sharje personale: nuk lejoj që fb im të kthehet në llapaqenllëk.

Po pres deri nesër, ….

….

Zonjë!

Detyrohem t’ju bllokoj.

Miqt e fb i kanë lexuar çfarë kam shkruar unë e çfarë keni shkruar ju, dhe do të gjykojnë….

1- Nuk jam servil i kërkujt, bile miqtë më thonë se vuaj nga e kundërta e servilizmit;

2–Nuk ka njeri pa të meta;

3–Duke e pasur të qartë pikën 2 më lart, kam vendosur që gjithnjë të zgjedh një njeri, atë që aktualisht është më i miri, përndryshe do të isha një qaraman, një abstenues, që di vetëm të gjejë të meta…e të ankojë…

4–Më rezulton se Edi Rama aktualisht është njeriu më i mirë në konkurentët aktual, prandaj dhe mbaj anën e tij, e dua të fitojë edhe mandatin e tretë.

5–Nuk jam besnik i Edit, në kuptimin e besnikërisë së mafjes. Nëse del një më i mirë se Edi (shih pikën 2), do të shkoj me atë tjetrin (shih pikën 3).

Kjo nuk do të ishte tradhëti, por e kundërta do të ishte: po të ndiqja një njeri që ka tradhëtuar rrugën e drejtë, në dëm të Shqipërisë. Kështu kam bërë me Sali Berishën, që e kisha edhe mik personal, por që u ndava me të, që në 1997, kur dogjëm Shqipërinë, e nuk pranova të shkoj me të, edhe në 2005, kur erdhi përsëri në krye të pushtetit, me votën e shumicës së shqiptarëve.

Ky është morali e qëndrimi im i thënë publikisht….jo vetëm sot…

Më vjen keq që nuk arritët të shkëputeni nga enverizmi, sa mos të jeni e vetëdishme se po shanit personalisht bashkëbiseduesin…. Nejse, sharja është më e lehtë se ta burgosja, apo edhe më keq, siç e bënin para 1991.

Uroj ndër kohë të lini kriminelin injorant e hipokrit, Enver Hoxhën, që edhe librat e fjalimet ia shkruanin të tjerët, e të zgjidhni Edin, një njeri nja 1000 herë më lart se Enveri….

Por jo, të jeni edhe me Enveri, edhe me PS, se ndotni, bëni shumë pis PS-në!

44 komente në “Unë i braktis shokët për Shqipërinë. Edi Rama më rezulton më i miri aktualisht!”

  1. nord.al says:

    Jam plotesisht ne nje mendje me ju zoti Kopliku. Nga anetare i PD dhe simpatizant i Sali Berishes jam kethyer ne urrejtes i te dyjave dhe megjithese asgje nuk me lidh me PS votoj per te dhe Edi Ramen sepse nuk shoh me te mire se keto ne politiken shqipetare. Sa per PD, ate e kane pushtuar spijunet e Sigurimit dhe kjo me ndihmen e Sali Berishes.

    1. 123 says:

      ceshte ky mor aman , se shikoni o milet qe ky eshte me karroce me rrota se ka pesuar gotitje ne tru dhe nuk i funksjonon gjysme e trupit dhe truri, me nje fjale ka ik per lesh Baci shkrete

  2. Asd says:

    Nje njeri me moral dhe parime mund te mos mbaje anen e askujt, pervec te se drejtes. Nderkohe ju paskeni qene miq me te gjithe, here me njerin e here me tjetrin. Mos jeni gje me tepsine ?

  3. Bel Luli dora vete says:

    Doni më per Belulin?

  4. Hamdi Tobli says:

    Z Kopliku ! Ju thoni – “…ju mund te shfaqni cdo lloj mendimi edhe diametralisht te kundert ,por jo te kaloni ne sharje personale ” ! Mire . Por ne Shqiperi ka akoma njerez qe e simpatizojne Enver Hoxhen , mendimin dhe punene e tij. Duke e quajtur “..injorant dhe kriminel Enver Hoxhen” a nuk i ofendoni indirekt ndjeksit e tij ? Nqs keta paraqesin rrezikshmeri per shtetin le te dalin ligje dhe te denohen. Ne rast te kundert ,kush jeni Ju qe ju thoni njerzve ikni nga ai e behuni me kete , sepse keshtu kam vepruar edhe une ?

    1. Agron says:

      Shume i sakte ne koment Hamdi?

  5. filja says:

    Zoti Kopliku, qe ke nje drejte dhe dy te shtrembra, i ke. Ke nje te drejte qe sot per sot nuk ka ne Shqiperi tjeter veç Edi Rames ne krahasim me gjithe te tjeret, ama barku ma hap edhe ky, megjithate populli “yt dhe imi ” thote: kur s’kemi pulen, do hame sorren. Por s’ke te drejte qe te japesh mendimin kategorik dhe urdherues per analizen qe i ben Enver Hoxhes, kete e ke gabim . Do te quaja me te sinqerte qe te peshoje me kandar gjerat, te pakten fizikisht per te kuptuar te verteten se ata qe jetuan ate kohe perveç disave si ju, e vleresojne ndryshe, njohin gabimet por dhe te mirat; ju i beni mohim jetes qe jetuat fare. Po sot, pa me thuaj Shqiperi si je; thote admiruesi yt ne ca vargje poezie… e, pra, megjithate une sepse kam krijuar nje respekt per ju me qendrimet qe keni mbajtur, pavaresisht se ju qe kishit frenat e profesioneve ne ate kohe çfrytezuat dhe kete kohe dhe me sa duket po te zgjaste jeta per dyqind a treqind vjet, menxyre per ne te tjeret me Saliun ne krye.

  6. Virtualitet says:

    Hahaha. Sot njerzit jane pa shtylle kurrizore.

  7. Ideali says:

    Jo servil qe je, po je 24 karat i tille o shoku… Te zbulosh pas kaq vitesh si krytetar i bashkise ne Tirane dhe 7 vjetesh kryeminister se Rama qeka me i mire se Berisha me le te kuptoj se je i rrjedhur dhe s ke asnje koncept elementar demokratik. Demokracia eshte levizje kolltuku shoku dhe ti me kete pretekst kerkon qe idhulli yt te rri edhe 4 vite, madje edhe 24 ne pushtet. Faleminders shoku per mesimin qe u jep shqiptareve.Atehere ti qenke dakort 1. Qe Shqiperia te mbillet me hashash ne gjithe territorin nga nje Lazarat i vogel qe qe. 2. Ti qenke dakort qe pensionet e 400000 mije pensionisteve, perjashto ty dhe ca birbove qe e ndritet Shqiperine te vuaje per buke, te mos kene mundesi te blejne ilacet, etj etj…3. Te jesh dakort qe buxheti i shtetit te behet kashte e koqe me PPP-ra e sh sh sh-ra me shoket dhe mbeshtetesit e partise.4. Te jesh dakort qe ne postet me te larta te shtetit te kthehen perseri ish hetues dhe punonjes te sigurimit famekeq te shtetit (sa keq me vjen qe midis tyre nuk je edhe ti per shkak te moshes) 5. Qe te jesh dakort me betonizimin e qyteteve dhe humbjen e gjelberimit me preteksin qe pas kesaj qendrojne specialiste italiane qe po ta benin kete ne Itali do te ishin nen pranga 6. Te ishe dakort qe deficiti buxhetor te arrinte permasa te frikeshme, mbi 90% te GDP. 7.Qe te futeshin tekste shkollore skandaloze . 8. Qe mesuesit te emeroheshin me portal qendror nga Ministria, gje qe s e beri as Enveri. 9. Te jesh dakort te zbrazet keshtu frikshem vendi me justifikimin e globalizmit, se ka liri e demokraci, se cdo njeri shkon atje ku mendon se jeton me mire etj etj…Do te kisha numeruar edhe dhjetra shkaqe te tjera si insuficenca e administrates ne te gjitha nivelet, mos funksionimi i sistemit te drejtesise, banditet e lire, vjedhjen e votave, bashkite e paligjshme me votim, jo me zgjedhje etj etj. Pas gjithe ketyre te sygjeroj t i degjosh kritiket qe te behen ne fb me vemendje per sa kohe qe gjykon shendoshe dhe te pakten te heshtesh. ndryshe do te arrija ne perfundimin se je i shitur, ta them prape, je i shitur. Mesa po degjojme Rama ka ndermend te kandidoje ne Durres. Ngjitju prapa ne fushat me mendimin se do ta ndihmosh. Po ai vet s ka per te te marre se do t i prishesh pune. Plangprishesit kete detyre kane. Jane plangprishes. Jo karrike thyer, se karrikethyer tashme jane te gjithe politikanet paperjashtim. Keshtu shoku.Njatjeta shoku. Nje tironc nga ata qe ke fyer tere keto dite, po s ka dasht me t u kthye. Hesht o lale, se u bone per turp.

  8. Bashkatdhetari says:

    Ore Koplik,po cfar te keqe pate nga Enveri ti,apo prse te dha shkolle te beri inxhinjer dhe drejtor ne te uzinez televizorve,megjith respektin qe kam ( pasi te lexoj shpesh) sot nuk jam me ty ,mosmirnjohja juaj per te mirat e regjimit te kaluar ju bejne te pa besueshem edhe per vlersimet qe i ben Ed Rames. hajt tung. Bashkatdhetari.

    1. Kola says:

      Bashkatdhetari i sakte.

    2. &&&& says:

      ore idjot. kopliku eshte antipatik i padiskutueshem . ne lidhje me enver hoxhen ai nuk e ka personale por pertej asaj.
      edi rama i mire ? rama eshte me i miri nga te keqinjte donte te thoshte kopliku por as ajo nuk qendron. edi rama dhe sali berisha jane si vellezerit siamez.
      te gjithe politikanet tane nga 90 e ketej jane njesoj te keqinj. rama dhe berisha jane me te keqijte nga te gjithe.

    3. Faja says:

      Ta them une i ka rrezu nga fiku vjehrrin e pare qe e ka pas gjeneral! Dhe mqs qe nga ajo dite nuk hengri fiq kaloi te partia lalit qe te ngopet!

  9. Dibran says:

    Ju thoni ne Piken 3, qe vete me me te mirin. OK.
    Pse nuk vajte ne 2005 me me te mirin, gjithmone sipas Jush. Respekte.

    1. Mandravellua says:

      Lexo piken 2…

  10. On says:

    Ky nuk ka burgaxhi ordiner e mesues fiskulture pa bere komisar policie….ministri me i dobet ne histori….my antikomunist….uuuu pika….ish kryeinxhinieri I radiotelevizoreve….eshte turp te mburri kopliku po I beni autogol Rames

  11. URT Durres says:

    ti o Kopliku je nje llapazan mosmirnjohes . PPSH te dha shkolle dhe detyra te rendesisshme jo se ishe me i mire se te tjeret po ishe servil

  12. ylviu says:

    Ja si dallohen intelektualet, zoti Kopliku ky vend ka shume shpellare e shpellare qe vishen bukur por jane bosh…..

  13. Ladi says:

    Jam shume dakort me z. Kopliku. Edi eshte me i miri per tu votuar se nuk ka te tjere ende. Opozita eshte per faqe te zeze. Eshte krim te votosh per ta. Jane lukuni hajdutesh e kriminelash. Une kam votuar te djathten me konsideraten per ndryshim por nuk mund te votoj kurre me per djalin e Fariut, per Salianjet e Gridat. Eshte cmenduri. ..dhe me e keqja te votoj perseri per Sali Berishiq, mos e dhente zoti, kurren e kurres….
    PD po nuk u shkeput nga Berisha e LSI nuk vjen kurre ne pushtet.

  14. specialisti says:

    Z.Kopliku ka mendimet e veta.Nuk do qe ne fb, ta shajne e ofendojne.
    Fb eshte nje faqe komunikimimes shokesh e miqsh.Debatojne me njeri tjetrin per shume probleme.
    Po shkrimi qe ben eshte teresisht politik e bindja e tij.Nuk i imponohet asnjerit per voten. Ne kutine e votimit seicili shkon vetem e me mendjen e bindjen e tij.
    Bashkimit i duket me i miri Edi. Nuk mund t’ja ndryshoje mendjen asnjeri.
    I permendni kohen kur punonte ne URT Durres.Po ishte kapacitet ne zanat.
    Edhe rrjedh nga nje familje e nderuar shkodrane, djali i doktorit te nderuar Bahri Kopliku.
    Sa per dijeni eshte edhe kunati i Ferdinand Xhaferit, ka motren e tij per bashkeshorte.
    Edhe ne moshe ,nuk luan domino, por shkruan.Eshte kapacitet.

  15. faro says:

    Arsyetimi është i saktë, kurajoz, dobiprurës për SHQIPËRINË.
    Por:
    Të kujtoj se Enveri, nuk ka qenë injorant. Me këtë që ke thënë, ke dëmtuar veten duke ulur disa gradë, nivelin e besushmerise

  16. Qinan says:

    Robi kur plaket dhe si puno mo pistoni,fillo e fillozofo ,teorizo,moralizo,..
    Ai Berluskoni prandaj a bo filozofina,se osht njeri “i aksjonit”..

  17. Lanabregesi says:

    Ju lutem mos shkruani me pasion,por me llogjik te ftohte,Bashkim Kopliku mund te ket shume te meta,une nuk e njohe nga afer,por eshte nga te paret ne Duress kunder partise se punes,demokrat 24 karad.Bashkimi eshte nga te paktet e kupoles se pd-es ne 97 qe e goditi kriminelin Sali Qenin,por me kryesorja tregoj dinjite,jo si disa zgjebarak,Imam,Pollo,Tritan,Xhaferri,Collaku, etj qe vajten i lepine bythen Saliut per nje kocke.Edhe une si ish antar i pd-es bashkohem me mendimin e Z.Kopliku,pd eshte Saliu,dhe llapaqeni i Vicidolit ka bere krime,denoj gjithe krimet e tij,dhe them me bindje se sot per sot Edi Rama eshte me I djathte se babalet e pd -es,prandaj e meriton nje mandat te trete.

    1. Ideali says:

      { lanabregasi, pse ti faktin qe Rama la nje te katerten e popullsise, pensionistet me pensione qesharake, apo krijoi nje polarizim te pagelltitshem sa detyron popullin e tij te iki nga atdheu, nuk e quan krim? Bravo atehere. Paske qene absajt ne PD.Pse re hajdutet sot vetem ne PD gjenden? Shko shiko Gjirin e Lalezit, rrethinat e Tiranes, bregun e jugut, a nuk jane njelloj nga te gjitha anet? Atehere ne keto kondita kur s ka alternativ tjeter a nuk eshte zgjidhja me e mire rotacioni? Mut i ati, mut i biri jane te gjithe keta.

  18. Qytetar says:

    Na ngordhi kali, i rane potkojt. Dridhe Bashkim Kopliku , por je i vonuar. Kujtesa popullore ska vdekur.

  19. Zeqiri i Nafijes says:

    Bashkimi lehe qe kone,druaj se dikur ka gelltitur ne luge corbe te ish sigurimit e tani dihet efekti.Ky ishte shkaku qe e distancuan nga Partia Demokratikekomuniste e re!

    1. Gjergji says:

      Me kenaqe o Zeqo?

  20. Ish i perndjekur says:

    Jam i nje mendjeje

  21. KURRË !!!!!?? says:

    LULUSH BASHA KRYEMINISTËR?’!?!?!

  22. Zigur Qarri says:

    Rrofsh, që shkruan .
    Kemi nevojë të dëgjojmë, nga njerëz të mençurdhe të urtë.

  23. ? says:

    Ik or pirdhu, debil Kopliku.

  24. Korabi says:

    Bashkimi po i afrohet te 80-tave,dhe nuk ka asnje ambicje pushteti,kurajua e tij per te thene te vertetat duhet vleresuar,Saliu eshte kanceri i demokracise dhe i PD-es,dhe Shqiperia nuk duhet te eksperimentoj perseri me kete cancer.

  25. Kloent says:

    Zotibashkim kopliku lexova me venendje mesazhin tend dhe kam dale ne nje konkluzion qe ju keni qene nje kuader I pervecem ne politike.Cdo zanat ka personalizmin e vet dhe jane jetike dhe te domosdoshme por dy zanate jane te zorshem dhe jan te rralle atonjerez qe I zoterojne.Se paridaktoret eshte nje gje e mire qe I sherbejne popyllates por jan ne dy grupe I pari kur hyn ne sektorin e shendetesise duhet te jete human dhe me shpirt dhe me etje te madhe per pacientet.Se dyti kto 30 vjet po mesojme se hyrja ne politike nxjerr te ardhure per familjen dhe kapitalizmin .Te mosezgjas shume te gjithe politikanet jane bere miljardjere duke zhvatur popullin.Hyrja ne politike eshte per njerezit te jane atdhetare,qe kto njerez jane te Per muatdhetar ka qene sic thote historia skenderbeu , ismail qemali dhe enver hoxha qe kan luftuar me arme ne dore dhe kane derdhur gjak dhe djerse per ti dhene frume shqiperise dhe jo si politikanet e sotem qe hyjne ne politike per te te nxjerre te ardhura per tu bere miljardjer.Ne politike sot hujne kush llafos me shume ,kush shan me shume.Ka dale nevoja qe ne parlamen t te rriten pula dhe me te cilat deputete te gjuajne me veze krueministrin,kjo behet nga njerez injorante.Te uroj shendet te plote ju zoti bashkim.

    Qemal koçi
    0698616795

  26. Per komunistet says:

    Duket se mbeshtetesit dhe servilet e Edi Rames jane vene ne levizje. Duke pare se eshte konsumuar komplet dhe nuk ka asnje lloj motoje per ta perdore ne fushate, keta bythlepires jane vene ne gare nen moton. RAMA NUK E MERITON, POR SKA ME TE MIRE SE AI.
    Nuk ja vlen te analizohen kontraditat ne analizen e tij qe ne fund i sherben thjesht motos se mesiperme.
    Por te arrish ta thuash kete se Rama qeka qofte edhe ne PS i pazevendesueshem , ky eshte mentaliteti tipik Enverist.
    Ai gjykon se Rama qenka 1000 here me i mire se Enveri injorant.
    Shume shqiptare tashme e kane pare dhe kuptuar se Rama eshte po aq vagabond dhe injorant ne drejtimin e shtetit si dhe Xhaxhi. dhe lakenj so Kopliku po i ushqejne delirin e madheshtise, e te pazevendesueshmit e ska me te mire se ai.
    Po moren mileti mendjen e infektuar nga urrejtja per nje pale dhe servilizmit per piktorin ,te shokut Bashkim , atehere vetem kur te vdesi PIKTORI do guxoje dikush te marri persiper vazhdimesine e vepres se pashoqe te tij.

  27. Miri says:

    Z. Kopliku Po kur i shërbeje Berishes e ishe minister e filluat si qeveri e parti ta bënit Shqipërinë rrumpallë…?! Për këtë çmund te thuhet?!!

  28. Zeusi says:

    PSE NUK DHATE LLOGARI E NUK U DENOVE TI E BERISHA GJERSA E PRANON SE DOGJET VENDIN NE 97
    TI PAS KESAJ DUHET VETEM TE MBYLLESH SQEPIN E TE ULESH KOKEN MOR…..MOR. PFU..

  29. Taulant says:

    Vetem historia e gogolit nuk funksionon ne Shqiperi. E perdori super i korruptuari Fatos Nano ne 2005 duke ngjallur gogolin Berisha dhe zgjedhjet i humbi. Sot Rama&Co ne nje deshtim total te 7 vjeteve pushtet kerkojn te fitojn zgjedhjet me gogolin Berisha . Populli vlereson punen e Rames dhe nxjerr konkluzionin 7 vjet pushtet solli vetem krim,varferi,mjerim e emigrim. Plus borxhin e coj nga 60% ne 80% . Plus shiti te gjitha asetet ekonomike tek oligarket. Fatin e keq qe edhe Butrinti po jepet prej ketij bastardi ne koncension. Rama nuk eshte budalla e ka kuptuar qe po humbet zgjedhjet dhe po kerkon ndihmen e Greqise per te qendruar ne pushtet (kuptohet duke shitur interesat e Shqiperis).

  30. Koli says:

    Ky burre i ndyre beri lemsh ceshtjen e pronave kur ish ne qeverri

  31. Kruja says:

    Me vje keq po Edi i fiton prap Kur te kthehet Luli nga plazhi zgjedhjet jane mbyllur

  32. Maltin Jakej says:

    Ju jeni tan shkerllata mashtrusa doni te hani me 2 lugju jeni nje soj te gjith pa perjashtim vetem per vete shihe cfar thoshte edi plehi ne 2013 e sa realizoj asgje vetem borxhe maskara ku eshte arsimi pensionet spitalet tona turp me pa kush ma zi se ne afrik jan miljada e jo miliona qe bota ka dhane ku perfunduan ne 2010 ne shkoder ra uji dhe qeveria e saliut fali gjith debitoret ne zonat e permbytura e tani po i pagujm ne 2020 sepse edi rama dhe qeveria e tij spo dijn mu ngop kurt ju shoft Zoti faren tuj ma l’erba cattiva non muore mai thojn ne italy

  33. Bujar Kanapari says:

    Ndoshta me i mire nga ata qe njohim ne, se socialistet dhe demokratet, mund te kene ne antaresine e tyre me dhjetra kandidat me te mire per kryeminister, por qe nuk u jepet mundesia.
    Z Kopliku, trajneri inxhinieri agronomi veterineri ministri drejtori kryeministri vleresohen nga rezultatet.
    Per kete na vijne ne ndihme statistikat.
    Berisha ne 2013 ka lene disa statistika.
    Une nuk i di statistikat, por duhen pare si qendrojne treguesit aktual te qeverise Rama ne raport me treguesit e vitit 2013 qe la Berisha sipas zerave.

  34. KOnjak says:

    Per te kundeshtuar c’do komentues qe kritiken e zvendeson me ofeza , jeni ne te drejten tuaj . Por duhet te keni kujdes se lexuesin ju e irritoni me te pa verteta ne qenien tuaj si atdhetar i flaket . Duke perdorur sofizma e silogjizma nukse beheni i besuar tek lexuesi . Per ju c’do njeri qe nukse eshte ne krahun tuaj , s’qenka atdhetar , e flakni si te pa vlere . Ju , ne te gjitha regjimet , qe nga Enveri e ne vazhdim , keni perfituar c’do gje , fal dhelperise qe ju ka karakterizuar ; mbasi keni hedhur hallin i keni flakur qe nga te paret e vendit , si tradhetar te atdheut !?. Ti e mban thiker nene gune , per te eleminuar ata qe dje te bene mir , por sot s’te duhen me . Zoterinj te nderuar te stafit , nese s’ju prish pune botoni komentin .

  35. 123 says:

    ceshte ky mor aman , se shikoni o milet qe ky eshte me karroce me rrota se ka pesuar gotitje ne tru dhe nuk i funksjonon gjysme e trupit dhe truri, me nje fjale ka ik per lesh Baci shkrete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje