Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar një video në rrjetet sociale ku thotë një politikan në Brazil e kanë hedhur në kanal pasi i kishte premtuar një urë dhe nuk e mbajti premtimin.
“Ja çfare i bene deputetit ne nje fshat ne Brazil.
Ai i premtoi fshatit nje ure, i mashtroi dhe fshataret i vene drune! Ju lumte! sb”, shkruan Berisha.
Ndërkohë, të shumtë ishin qytetarët që i komentuan duke i kujtuar premtimin e kryedemokratit Lulzim Basha për një tram në Tiranë.