FOTOT/ Naftëtarët, protestë në Tiranë: Balluku të vijë këtu, të takojë një nga ne! Turp që në 2020 nuk hapin derën

17 Shtator 2020, 12:09Sociale TEMA
FOTOT/ Naftëtarët, protestë në Tiranë: Balluku të

Protesta e naftëtarëve të Ballshit është zhvendosur ditën e sotme përpara Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Ata kërkojnë rifillimin e punës së rafinerisë së Ballshit si dhe pagat e prapambetura.

“20 paga të pa marra. A ka paligjshmëri më të madhe t’i hedhësh punëtorët në mes të rrugës. nuk e di si jetojnë këta punëtor, nuk e di si moshatarët e mirë përballen mes mos edukimit.

Policia e Shtetit le ta heqë uniformën, se varën nga taksat tona”, tha një nga punonjëset.

Ata shprehen se Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku duhet të presë në takim një nga përfaqësuesit e protestës.

“Le ta shkrijnë sot atë kompani nëse del me humbje. I bëj thirrje policisë minimalisht një nga këta të marrë përfaqësuesit tanë dhe ministrja ta presë këtë njeri, nuk është një rrugëtar kalimthi.

Turp që në 2020 trokitëm në një derë dhe nuk hapën. ne jemi me ju, dhe ju duhet të na mbështesni. Të vlerësojnë mundin dhe sakrificën që këta naftëtarë kanë 11 muaj që sorrollaten”, tha një tjetër. (TemA)

1 komente në “FOTOT/ Naftëtarët, protestë në Tiranë: Balluku të vijë këtu, të takojë një nga ne! Turp që në 2020 nuk hapin derën”

  1. lani says:

    Baluku eshte kukull o naftetare qe nuk e di a keni pare a jo nafte me sy. Ata qe s’kane pare t’i thone ndonje shoferi aty te PD-ja se ua tregon ai por kujdes se dhe ai mund ta ngaterroje me benzinen.
    Ne doni te beni ndonje pune kerkoni Ramen qe t’ju dale Balluku se duke kerkuar Ballukun pa le ca ju del ndonje qe s’i hyn ne pune as dreqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje