Thënë nga njeriu i “qelbësirave”: E gjithë PD në një fjali të vetme

17 Shtator 2020, 10:57Politika TEMA

PD e shndërroi në denoncimin më të madh politik një thënie të Mustafa Nanos në lidhje me ardhjen e PS-së në pushtet, duke ia atribuuar atë një “aleance qelbësirash”.

Ndodhi kjo pak kohë pasi PD kaloi në opozitë dhe, në nervozitetin e humbjes së pushtetit, ishte Jozefina Topalli ajo që për herë të parë iu referua thënies së Nanos, si gjetjen më të duhur në portretizimin e pushtetit të ri.

Fjala “qelbësirë”, për shkak të konotacionit të rëndë fshikullues në shqipe, ishte një material i gatshëm për opozitën, huazuar nga Nano, për më tepër i konsideruar si i afërt me të majtën, për t’i dhënë dërrmën në akuza atyre që jua kishin marrë pushtetin me “një mijë shuplaka”, sipas një batute të Ramës.

Në fakt, thënia e Nanos u transformua. Ajo i përket një shkrimi në muajt e fundit të qeverisjes së Berishës, kritik pa dyshim ndaj njeriut që komentatori i njohur kurrë s’e ka honepsur, qyshse vendosi të ndahej prej tij si kreu i PD-së së Skraparit.

Në shkrim nuk thuhej se po bëhet një aleancë qelbësirash për të rrëzuar Berishën, siç aludohet në narrativën demokrate, por thuhej se ia vlente edhe një aleancë me qelbësira për t’i dhënë fund qeverisjes së Berishës.

Komplikohet akoma më shumë çështja nëse te “qelbësira” nënkuptohej LSI – se kush tjetër prej partive që po rreshtoheshin krah PS-së është më afër kësaj xanxe – pasi e tilla, kjo force, sot konsiderohet shpresa e PD-së për t’u rikthyer në pushtet.

E në lidhje me këtë të fundit, pra se mbi ç’prerogativa politike PD synon pushtetin, po nga Mustafa Nano ka buruar një tjetër thënie, e cila vizaton më së miri gjithë ç’ka përfaqësuar e ç’përfaqëson kjo forcë që nga themelimi, e që është mangësia më thelbësore e saj, defekti, deri dhe drama e saj politike.

“Më shumë synon pushtetin se sa idetë!” – tha Nano përballë Adi Krastës pak ditë më parë.

Nuk do shumë sforco për ta analizuar e kuptuar se ç’është ajo s’shkon te PD-ja, sidomos në raport me ambicien e shfrenuar për rikthim në pushtet.

Në 7 vite opozitë, në gjithë zhurrmërimin e saj opozitar, shoqëruar nga aktet nga më ekstremet politike, ajo nuk ka mundur të ofrojë asgjë joshëse apo tërheqëse në fushën e ideve apo kauzave.

E shkretuar në këtë drejtim, me zero produkt, e dalluar qartë kjo dhe në një ligjërim të shëmtuar, pa elegancë, pa intelekt, pa forcë bindëse, ajo ka një raport krejt të shprishur mes ngarrendjes drejt pushtetit dhe ideve se pse.

Kjo do përbënte dhe “pyetjen e shekullit” për lidershipin demokrat deri në prag të 25 prillit nga çdo gazetar: për cilat arsye (ide, vizione, transformime, shtrat moral) e synoni apo e meritoni pushtetin?

Nga ana tjetër duhet kujtuar se po nga Mustafa Nano, po me një fjali, ka dalë dhe portretizimi i PS-së dhe PD-së në atë që i diferencon në aspektin negativ.

Kohë më parë, nga studioja e tij e “Provokacija”-s, ai do i drejtohej Grida Dumës: Ata (socialistët) janë të korruptuar, por ju (demokratët), jeni primitivë!

P.S. Për të gjithë ata që mund të mendojnë se shkrimi është një mbivlersim për Mustafa Nanon, duhet thënë se është në fakt një evidentim i një aftësie në të qëlluarit mbi diçka, mbi një aspekt të caktuar politik, ku një lumë debatesh nuk zgjidhin dot atë që mund ta zgjidhë një fjali e vetme. Por vetë Nano nga ana tjetër, është i diskutueshëm në shumë aspekte të tjerë të qasjeve të tij, hem politike, hem sociale, e sidomos fetare.(Tesheshi)

12 komente në “Thënë nga njeriu i “qelbësirave”: E gjithë PD në një fjali të vetme”

  1. vang says:

    DJE I FTUAR ne TOK- TOK tha per Bashen se ”eshte nje idiot i duhur”

    1. Kute says:

      Nano ka BERE sherime shum REALIST
      Basha Berisha LIKE FLOLIRI MONA Jane KUNDRA SHQIPERIS MASHTRUS GENJESHTAR LAPAQEN ADOLESHENT nuk vin dot ne pushtet me banden we k as n pas
      Vetem alurijn si KAFSHE
      Vetem kercenoin
      Vetem SHAJN
      POPULLIN e kan merzitur me kete rug
      MONA veten seeks di te thot cdo dit

  2. Z says:

    Njeriu primitiv i PD! Primitiv ne shqip do te thote njeri “qe ka jetuar ne kohen e Qepes”! Por “primitiv” eshte gjithcka qe nje qenie njerezore e ka patur kur ka filluar te krijohet njeriu! Hajdut,genjeshtar,spiune ,vrases!

  3. edi says:

    Qe je nje qelbesire as qe vihet ne diskutim por perveç kesaj je edhe injorant. Ty te duket vetja njeri i mençur dhe fillon e i ofendon te gjithe,je nje njeri qe merresh me te tjeret duke perdorur nje fjalor te ndyte vetem e vetem se ke te drejte me shkruajt ne gazeta (si rasti me Ilda Bejlerin ),ke te drejte te thuash qe Skenderbeu eshte sllav pa qene as historianE vetmja e drejte e jotja eshte ajo qe pranove se je HOMO.

    1. Shefkiu says:

      Edi, e ke qelbur, nuk e ke lexuar fare shkrimin. Nuk e ka shkruar Nano kete, qe ti i drejtohesh ne veten e pare, eshte shkrim i “Tesheshi”, nje site ndoshta nga me te miret me analizat qe bene. Sa per vrejtjet per Nanon, ato ne kete rast jane jasht kontekstit te shkrimit.

  4. SULEJMANI says:

    Po mire e ka.keta jane tamam primitive.ne origjine.ne paraqitje.ne veprime.ne mendime.ne formim.ne artikulim.ne xheste.ne perjetime.po ajo me kryesorja eshte qe keta.per te gjitha ato percaktime te bera.keta jane te diskretituar ne menyre publike.keta. shumica e popullit.i ka neveri.keta nuk afrojne asgje.se dhe vete asgje jane
    .

  5. Tani says:

    Si nuk e kuptoni qe 100 here me mire ne pushtet eshte nje primitiv apo i paditur se sa nje i korruptuar!

  6. Ermali says:

    KORRIGJIM I NJE PASAKTESIE:
    THONI NE SHKRIM QE MUÇOJA HYRI NE KONFLIKT ME BERISHEN “NJERIUN QE KUR SE KA HONEPSUR” NDERSA IKU NGA KRYESIMI I PD SE SKRAPARIT.
    PO JU DUHET TE THONI DHE SE MUÇOJA PERLAU ISH NDERMARRJEN E NDERTIMIT QE QUHEJ NSHN, BASHKE ME CA BERISHIST TE TJERE, E SHITI A KU DI UNE ÇBERI, ME TEJ PERLAU NJE VEND NE AMBASADEN TONE NE SLLOVENI NGA KU E HOQEN PER IDIOTESITE QE BENTE, ARSYE KJO QE E BERI TE NDRYSHOJE PLLAKEN E GRAMAFONIT POLITIK. PRA MUÇOJA KA PERFITUAR NGA BERISHA DHE PD DHE U DIVORCUA KUR E SOLLEN PULL POSTE NGA AMBASADA.
    TE NHEJTEN GJE BEN DHE ME PS E RILINDJEN. MUÇOJA ESHTE NJE VEMIE MEDIATIKE PERFITUSE ASGJE SHUME. SI SHUME TE TJERE.

  7. Ermali says:

    KORRIGJIM I NJE PASAKTESIE:
    THONI NE SHKRIM QE MUÇOJA HYRI NE KONFLIKT ME BERISHEN “NJERIUN QE KUR SE KA HONEPSUR” NDERSA IKU NGA KRYESIMI I PD SE SKRAPARIT.
    PO JU DUHET TE THONI DHE SE MUÇOJA PERLAU ISH NDERMARRJEN E NDERTIMIT QE QUHEJ NSHN, BASHKE ME CA BERISHIST TE TJERE, E SHITI A KU DI UNE ÇBERI, ME TEJ PERLAU NJE VEND NE AMBASADEN TONE NE SLLOVENI NGA KU E HOQEN PER IDIOTESITE QE BENTE, ARSYE KJO QE E BERI TE NDRYSHOJE PLLAKEN E GRAMAFONIT POLITIK. PRA MUÇOJA KA PERFITUAR NGA BERISHA DHE PD DHE U DIVORCUA KUR E SOLLEN PULL POSTE NGA AMBASADA.
    TE NHEJTEN GJE BEN DHE ME PS E RILINDJEN. MUÇOJA ESHTE NJE VEMIE MEDIATIKE PERFITUSE ASGJE SHUME. SI SHUME TE TJERE.
    MERO MOS MA CENSURONI SE MA KENI BERE DISA HERE..

  8. Blanco says:

    Nuk ka pasur kurrfare keqkuptimi ne ate shkrim te Nanos, as vend per dykuptime: Dy forcat qe po vinin ne pushtet ishin nje aleance qelbesirash, sepse njera nga qelbesirat vinte nga pushteti me Sali Berishen, per te ngelur ne pushtet edhe pas zgjedhjeve, ndersa qelbesira tjeter bente koalicion me nje individ qe ishte kapur me video duke dhene tendera shtateqind milione, dhe per te cilin u vrane ne proteste njerez te pafajshem me 21 Janar. Po, c rendesi ka nese Mustafa Nano mendonte qe partite qe po vinin ne pushtet apo jo: qeverisja e pas 2013 e provon qe nuk behej fjale per qelbesira, por per kryyeqelbesira, njesoj si krahu i Saliut qe atehere kaloi ne opozite, dhe po gatitet te rikthehet serish ne 2021. Rotacion kryqelbesirash.

  9. Boo says:

    O legen njeri,
    Vetem nje ANAL CIST si ti mund te shprehet se Edi nuk e meriton te votohet por duhet se ska me te mire se ai. Vetem nga urrejtja qe ke per Salen ben thirrje per eksperimente te pashoqe ne demokraci.
    Ishe ti qe beje thirrje te mblidhen gjithe felliqesirat per te heq berishen, tani thua ska me te mire se rama.
    Si duket ju ANAL-CISTAT jeni udhezuar te perhapni moton e fushates te piktordeshtakut ” Edi se meriton por ama ska me te mire se ai”
    Por Edi do shkoje ku e meriton dhe ti do mbetesh si MUT.

    V

  10. Shpella e dragoqise says:

    Jane primitive…
    Praaaaaa shpellare.
    ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje