Ministria e Shëndetësisë tha sot se në 24 orët e fundit janë kryer 833 testime prej të cilëve 125 janë konfirmuar si raste të reja me koronavirus.
Gjithashtu, në të dy spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 5 qytetarë.
Ndërkohë 43 persona e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm gjatë 24 orëve të fundit.