Zoran Zaev: Greqia, e gatshme të furnizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me vaksinën COVID-19

17 Shtator 2020, 19:34Sociale TEMA

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gatishmëri që Greqia të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën COVID-19, në mënyrë që të përshpejtojë procesin e furnizimit.

Kjo u konfirmua nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për Mia.mk.

Zaev ishte në një takim në Athinë, ku mori pjesë edhe kryeministri Rama, dhe duket se krerët e tre qeverive kanë rënë dakord për ofertën e palës helene.

Vaksina pritet të jetë gati në fillim të vitit tjetër, por Greqia, si vend i BE, ka kërkuar që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dozat t’i dorëzohen asaj.

“Mitsotakis shprehu gatishmëri që Greqia, si një anëtare e BE-së, të kërkojë që furnizimi i vaksinave në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të kalojë përmes saj, sepse zakonisht, vaksina për vendet anëtare shkon së pari, dhe vetëm pastaj kandidatët’.

Flitet që vaksina për Shqipërinë do të jetë falas, dhuratë nga BE.

“Nëse mund të rregullohet për ne 15 deri në 20 ditë përpara, atëherë kjo është e mirëseardhur,” tha Zaev.

7 komente në “Zoran Zaev: Greqia, e gatshme të furnizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me vaksinën COVID-19”

  1. Illi says:

    Po ky bukurani pse nuk ja kerkon vaksinen KE, po thote se Greqia eshte e gatshme?!
    Hajde pallë, hajde!

    1. 2025 Prof Kalec Dega says:

      ahaaaaaaaaaaaaa, lol

      =

      lajme mashtruese qe arsyeja nuk mund ta lejoje

      ==
      vaksine nuk ka …kur te dale sdo kete mjaftushem per suprfuqite dhe therrimet ne fund do dergohen ne albanistanin rrumpalle.

  2. Korca says:

    Zaevi duket sikur nuk rron ne Ballkan ! Greqia eshte nje vend i drobitur nga krizat e gjata dhe skandalet . Ajo nuk eshte vend prodhues i ndonje vaksine Kovidi , por do t`i blere gjetke per nevojat e veta . Si do shpresoje Maqedonia dhe Shqiperia te blene , nga dore e dyte , vaksina nga ky vend ? Per prodhimin e vaksinave po punojne shume vende e kompani me reputacion boteror , duke u dhene mundesi te gjera qe shtetet te bejne zgjedhjen e tyre , kundrejt ligjit te eger te konkurences !

  3. Korca says:

    Zaevi duket sikur nuk rron ne Ballkan ! Greqia eshte nje vend i drobitur nga krizat e gjata dhe skandalet . Ajo nuk eshte vend prodhues i ndonje vaksine Kovidi , por do t`i blere gjetke per nevojat e veta . Si do shpresoje Maqedonia dhe Shqiperia te blene , nga dore e dyte , vaksina nga ky vend ? Per prodhimin e vaksinave po punojne shume vende e kompani me reputacion boteror , duke u dhene mundesi te gjera qe shtetet te bejne zgjedhjen e tyre , kundrejt ligjit te eger te konkurences ! ! !

  4. J-32 says:

    Ja sa ti mari Gërqia vaksinat e pastaj do thotë na jepni detin ose përndryshe jetën.
    Nga falas do venë sa frëngu pulën.

  5. 17nentori says:

    S’keni degjuar akoma kushtet qe duhet te
    plotesoni nga Greqia, qe te merrni vaksinen.
    Merrni leter, laps, formularin, pashaporten, certifikaten e lindjes dhe nje vertetim nga prifti i lagjes se jeni besimtare te nderuar… dhe shkoni direkt ne rradhe tek ambasada per te bere vaksinen.
    Po s’punoi hajdeni prape me nje vertetim te noterizuar nga doktori qe te vertetoje qe jeni akoma gjalle.

  6. Labi says:

    Keto jane lojera Grekqirash,pse duhet ta japi Micua kur Europa ka premtuar ta japi falas pa te thera kerkesa prapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje