Besa Spaho, është drejtoresha e re e Kadastrës së Korcës.
Gjatë prezantimit ditën e sotme nga kreu i Kadastrës Artan Lame, ky i fundit tha se në rang Republike, Korça është qarku me më pak problematika në fushën e ilegalitetit në ndërtime dhe zënie të tokës.
Më tej Lame tha se për të kuptuar se çfarë është respekti i korçarit për ligjin, po ju sjell pjesë nga një dokument që mban datën 21.11.1944:
“Po vihet re se shumë banorë të këtij qytetti po ndërtojnë pa patur lejë të posaçme nga ana e këtij Këshilli dhe pa u rrespektuar pllani përkatës. Porositi të ndaloni çdo ndërtim që nuku do të ketë lejën e Seksionit të Botores të këtij Këshilli”.
“Muajt e fundit një pjesë e drejtorive të Kadastrës, po kalojnë një proces ristrukturimi. Kështu jemi marë me ristrukturimin e drejtorisë Shkodër, Vlorë, Sarandë dhe tani jemi në rastin e Korçës.
Por më duhet të them se, në dallim nga rastet e tjera, ky i Korçës është fund e krye i ndryshëm.
Në rang Republike, Korça është qarku me më pak problematika në fushën e ilegalitetit në ndërtime dhe zënie të tokës.
Për të kuptuar se çfarë është respekti i korçarit për ligjin, po ju sjell pjesë nga një dokument që mban datën 21.11.1944:
“Po vihet re se shumë banorë të këtij qytetti po ndërtojnë pa patur lejë të posaçme nga ana e këtij Këshilli dhe pa u rrespektuar pllani përkatës. Porositi të ndaloni çdo ndërtim që nuku do të ketë lejën e Seksionit të Botores të këtij Këshilli”.
E pra siç shihet, në qytetin e çliruar prej vetëm pak ditësh nga tërheqja e gjermanëve, Këshilli i Korçës shqetësohej që, në procesin e rindërtimit të qytetit të dëmtuar nga Lufta, të respektohej “pllani urbanistik”! Respekt për një popull të tillë!
Korça është qyteti që i mëson gjithë shqiptarëve se çfarë është qyteti.
Në këto kushte, i takon çdo shtetari të respektojë këtë mësim dhe të japë kontributin e vet për ta ruajtur atë.
Procesi i legalizimeve ka ecur jo keq, por tashmë duhet shkuar drejt përmbylljes së procesit. Aktualisht territori i Bashkisë Maliq është në fazën e përmbylljes së procesit të legalizimeve.
Problemet më të mëdha në fushën e pronave, ky qark (dhe treva e tij Maliq – Kolonjë) i ka me tokën.
Kur them këtë, e kam fjalën jo për zënien e tokës (se këtu kjo nuk është problem) por me certifikimin e tokës, pra me pajisjen masive të fshatit me certifikatat e pronësisë së tokës së shpërndarë me ligjin 7501/1991.
Në këtë Qark, në procesin e zbatimit të ligjit 7501/91, janë shpërndarë rreth 36.500 AMTP që mbulojnë rreth 220.000 parcela toke bujqësore.
Pjesa dërmuese e këtyre AMTP-ve janë ende të pa certifikuara, duke përbërë kështu sfidën e rradhës për institucionin e kadastrës.
Korça dhe treva e saj Maliq – Kolonjë, nuk është thjesht një qytet, por është metropoli i Shqipërisë së Juglindjes.
Pikërisht për t’ju përshtatur këtij statusi, duhet një ritëm tërësisht tjetër pune, të cilin duhet t’a japë kjo Drejtori dhe drejtorja e re Besa Spaho.
Prezantimin e sotëm, po e bëjmë në një ambjent në dukje aspak normal. Po takohemi sot këtu në këtë godinë që sapo i është dhënë institucionit nga Qeveria.
Mjafton të kujtoj këtu se deri tani, zyrat e ish-ALUIZNI-t janë të vendosura që prej vitit 2006, në një apartament në katin e tretë të një pallati privat.
Këto ditë fillon rikostruksioni i saj dhe, pas pak kohe, qytetarët korçarë do të kenë në dispozicion shërbimi ambjente të rinovuara.” tha Lame gjatë prezantimit.
Disa të dhëna për Qarkun Korçë:
Drejtoria rajonale Korcë është një nga drejtoritë më të rëndësishme të Kadastrës Shqiptare.
Kjo drejtori në administrim të vet ka regjistrin e pasurive të paluajtshme dhe hartat kadastrale për 274 Zona Kadastrale dhe ofron shërbimet kadastrale për territorin e 4 Bashkive, përkatësisht Korçë, Kolonjë, Maliq dhe Pustec.
Kjo drejtori administron edhe dy zyra Kadastre atë të Bilidhtit dhe të Kolonjës.
Nga këto 274 Zona kadastrale, shumica dërmuese ka kaluar procesin e regjistrimit fillestar, por materiali hartografik i prodhuar në këto 25 vjet paraqitet shumë problematik dhe i pasaktë.
Sikurse jeni në dijeni, ASHK ka filluar procesin e regjistrimit fillestar për të gjitha zonat kadastrale të mbetura.
Regjistrimi fillestar është hapi kyç drejt garantimit të të drejtave të pronarëve të ligjshëm, në kuadër të sigurimit dhe krijimit të tregut të konsoliduar të tokës.