Shtabi i Përgjithshëm i FA me drejtues të rinj, Xhaçka: Meritokraci e profesionalizëm

19 Shtator 2020, 12:26Sociale TEMA
Shtabi i Përgjithshëm i FA me drejtues të rinj, Xhaçka:

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë që sot një staf të ri drejtues, pas emërimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralmajor Bajram Begaj. Në një takim me drejtuesit e rinj të Shtabit të Përgjithshëm të FA, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka foli për vizionin e një FA moderne, të ndërtuar mbi meritokracinë e profesionalizmin për t’i dhënë standartet që i takon një vendi anëtar të NATO.

Sipas ministres Xhaçka, FA sot operon me dinjitet e standarde krah për krah ushtrive më të fuqishme në botë në misione nga Afganistani e deri në Mali.

Reformimi i emergjencave civile, modernizimi përmes investimeve në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimit me aleatët e partnerët, arsimimi dhe trajnimi financiar i FA janë renditur nga ministrja e Mbrojtjes si disa prej fushave ku janë shënuar hapa të rëndësishëm e me rezultate pozitive e me impakt të drejtpërdrejtë në atë që Forcat e Armatosura janë sot.

“Ia kemi dalë të rrisim trajtimin financiar dhe të rikthejmë kompensimin e ushqimit për 4000 efektivë të FA. Çka padyshim nuk mjafton, por është një hap i parë rëndësishëm drejt një trajtimi më dinjitoz e më vlerësues të kujtdo që shërben në FA”, theksoi ministrja e Mbrojtjes.

Ajo kërkoi nga stafi i ri bashkëpunim dhe përkushtim për të rritur profesionalizmin në rradhët e FA, që shumë shpejt do të hapë dyert për herë të parë për të gjithë ata të rinj që duan të ndjekin studimet për shkenca ushtarake.

2 komente në “Shtabi i Përgjithshëm i FA me drejtues të rinj, Xhaçka: Meritokraci e profesionalizëm”

  1. Ton says:

    Shtab me civile boooo….skuptojme gje dheblini ndonje tank a avion qe mos talli trapin me ne njeri….se dhe Greku dhe Turku ne Nato jane por mund te luftojne mes tyre

  2. Debilokratiku says:

    Po Po krenohemi me forcat e ç’armatosura që na la Sali ndyrësira më shokë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje