Vala e dytë e COVID? Bilanc rekord viktimash dhe të infektuarish në Francë, alarm edhe në Itali

19 Shtator 2020, 09:35Sociale TEMA

Franca mund të thuhet fare mirë se gjendet në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.

Pas disa ditësh me shtim rastesh të reja të infektuarish, autoritetet raportuan një bilanc rekord viktimash dhe të prekurish me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ditën e fundit u regjistruan 13.215 të infektuar dhe 123 viktima.

Vijon të rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali

Janë 1907 persona të rinj të infektuar me koronavirus në Itali në 24 orë e fundit nga rreth 100 mijë testime të kryera nga autoritetet shëndetësore.

Në komunikatën ditore të Ministrisë së Shëndetësisë raportohet se 10 persona të tjerë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Në spitale është ulur me 4 numri i pacientëve në terapitë intensive, por është shtuar numri i personave të shtruar.

Rajonet më të goditura vijojnë të jenë Lombardia, Campania, Lazio, Sicilia dhe Veneto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje