Qyteti i Skraparit, vendi ku u lind dhe u rrit Doktor Pëllumb Pipero, e nderoi sot mjekun e shquar me titullin e lartë “Qytetar Nderi”. Pipero u prit me buqeta me lule e përqafime nga qytetarët e Skraparit, miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Bashkia e Skarparit ka nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” profesor doktor Pëllumb Piperon. Me kërkesën e qytetarëve të Skraparit, Këshilli Bashkiak miratoi me unanimitet në 28 Maj 2020 dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Skraparit prof.dok.Pëllumb Piperos, me motivacionin “Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, vëçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19”. Në ceremoninë e organizuar mesditën e sotme përpara bashkisë së qytetit të Skraparit kanë qënë të pranishëm jo vetëm përfaqësues të pushtetit vendor por edhe deputetë, ministra, qytetarë të Skraparit si dhe kolegë e familjarë të Piperos.
Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, është shprehur se, në kohën më të vështirë që kaloi dhe po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kur të gjithë ishin në gadishmëri për ti bërë ballë këtij armiku të padukshëm e të kthyer në një rrezik serioz për jetën e banorëve në gjithë globin, ishin bluzat e bardha, mjekët dhe infermierët ata të cilët të rreshtuar në frontin e parë të kësaj lufte dhe me punën e tyre, sakrificën, dashurinë për njerëzit, u shndërruan në heronjtë e vërtetë të përballimit të kësaj situate të pazakontë.
Memaj ka deklaruar se, të gjithë jemi dëshmitarë të kontributit profesional dhe human të mjekëve, deri në kufijtë e lodhjes së tejskajshme, për tu shërbyer njerëzve të prekur nga ky virus dhe që në asnjë moment nuk u dorëzuan. “Profesor Pëllumb Pipero, me punën e tij në ndihmë të pacientëve të prekur dhe me këllishat e tij publike dhe të çmuara,u shndërrua në njeriun që përçonte qetësi e siguri tek qytetarët në mbarë vendin tonë. Ai ka qënë dinjitoz në çdo dalje të tij mbrëmjeve në televizione,ku qytetarët prisnin me padurim këshillat e tij”,-ka thënë Memaj.
Pas marrjes së titullit, prof.dok. Pëllumb Pipero u shpreh se, jo vetëm u emocionua por edhe u befasua për titullin e madh të qytetarit të nderit që mori sot nga Këshilli Bashkiak i Skraparit,me inisiativën e shumë qytetarëve dhe kolegëve të këtij qyteti.
“Është nder, obligim dhe përgjegjësi e madhe të kesh titullin “Qyterar Nderi” Skraparit, një qyteti që nuk i kanë munguar as burrat dhe as gratë, as pedagagët, akademikët, mjekët, deputetët e ministrat. Kjo pandemi evidentoi shumë vlera të shoqërisë njerëzore, evidentoi solidaritet, mirëkuptim,përkushtim,respektim të normave të veçanta e shpesh të detyruara që nuk ishin të dashura por të domosdoshme. Në këtë pandemi unë dhe kolegët e mi kemi bërë thejsht detyrën dhe unë si pjesë e kësaj gjenerate mjekësh do të vazhdoj të bëj detyrën time të mjekut deri në fund”,-ka thënë Pipero.
Mjeku i shquar Pëllumb Pipero ka lindur dhe është rritur në fshatin Lishanjë të rrethit të Skraparit, nga i cili u largua drejt fakultetit të mjekësisë pasi mbaroi shkollën 9-vjeçare dhe të mesme, me rezultate të shkëlqyera.
Hahahaha ? beqiraaaaaaaaaa,ne kohe covid nuk puthesh o plehraaaaaaaaa…….!!!
A hengren dreke apo jo?Eshte feste ushqimore per bashkine.
Sali ilir floriri thonte per skraparlinjte duhen rrethu me tela me gjemba Po like cepani eshte gamor dhe do gamorin tja fus nn
Vetem ne Shqiperi Gomeret dhe matrapazet behen heronj !!!
Fshati Vishanj i Skraparit. Arsimin e deturueshëm dhe të mesëm e ka bërë Vorë. Është rritur në Vorë.
pse nuk rrespektoni rregullat shpellarë hipokritë
Duhet thene “Fshatar nderi” se qytet me emrin Skrapar nuk ka.
Hahaaaa llogje skraoari . Po drek me mish shelegu hengret?? Ajde mbai tani aqot e Skraparit ne Tirane te gjith thon jam nip ose e kemi nip doktorin . Esht futur tani me pandemine kjo thenie.. o sa loqe jane puthen e perqafoen sikur esht perendia ai.. hahaaaaa
Po ti Kujtim Koroni ku e ke kryer arsimin e detyrueshem……apo ne Bargullas…hshaaaa….ngelet gdhenj or te uruar….!!!