Ka shumë hipoteza rreth asaj se çfarë ka ndikuar këto ditë, në rithimin e maktheve, tërbimeve dhe kërcënimeve sipas humoreve të ciklit hënor, të ekzpozuara përmes deklaratash publike nga Ilir Meta.Pavarësisht se Kryetari i Shtetit flet live dhe shkruan e zeza mbi të bardhë, të gjithë e dijnë se kur ai dhe një pjesë e liderëve politikë shqiptarë kërcënojnë, diçka krejt tjetër nga ajo që ata i referohen, i shqetëson në thelb.
Nëse Ilir Meta të thotë hap listat 100% dije se ky është një sebep dhe nuk e ka fjalën për këtë. Por shkaku real, shqetësimi real i tij është gjetkë. Nëse bën sikur është i shqetësuar për fjalën e lirë, për lirinë e medias, për demokracinë, për flamurin, për shqiponjën, për Kushtetutën dije se hallin e ka komplet tjetër kund. Madje sa më parimor hiqet, aq më banal e ka hallin. Është fiks si në atë lojën e vjetër që i bie pragut që të dëgjojë dera.
E ka treguar këtë kur bëhej sikur shqetësohej dikur për dekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe atij të Jashtëm Gent Caka, kur në fakt qëllimi i vërtetë ishte të krijonte një ngërç artificial me qeverinë. E ka treguar kur çdekretoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, në emër të stabilitetit politik të vendit, por në thelb i gjithë qëllimi ishte për krejt të kundërtën: Për të provokuar nga lart, një krizë artificiale politike në sistem. E kështu me radhë.
Presidenti i Republikës këtë radhë ka një problem sa politik, aq edhe partiak, sa personal aq edhe ekzistencial. E cila lidhet me të ardhmen e tij politike pasi të mos jetë më në zyrën e Kreut të Shtetit. Të gjitha sondazhet e tregojnë LSI, partinë e tij politike, në nivelet më të ulëta të mbështetjes popullore të këtyre 16 viteve të ekzistencës së saj.
Ilir Meta tentoi që të krijonte një forcë të re politike alternative, por deri tani nuk ia ka dalë dot. Pas ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, të cilat edhe ai vetë i miratoi në heshtje, hapja e listave sipas formulës së ofruar nga PS nuk i shqetëson as krerët e LSI dhe as ata të PD në thelb. Sepse në fund të fundit, ajo është një forumë e njohur dhe e gjithëpranuar, në vendet që e aplikojnë listën e hapur.
Ajo që e shqetëson më shumë Ilir Metën për ekzistencën e LSI pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, është çështja e koalicioneve parazgjedhore. Sa më shumë tërbohet Presidenti, aq më i qetë duket Lulzim Basha. Pse ndodh kjo?
E para, sepse koalicioni parazgjedhor me një listë unike kandidatësh për deputetë do të detyrojë PD dhe LSI që të dalin më vete. Sepse partitë e vogla bëhen në këtë rast “ushunjëzat” që majmen me votat e partisë së madhe, të cilat ajo do ti mbajë në lojë artificialisht. PD nuk është e gatshme të fusi 50 emra të LSI në një listë me 140 kanidatë në gjithë Shqipërinë.
E dyta, duke dalë më vete, LSI e ka aq të ulët sipas sondazheve mbështetjen sa nuk do arrijë që të mari as deputetë sa të ketë mundësinë të luajë rolin e shumëdëshirur të kingmaker-it në politikën shqiptare.
E treta, është kjo arsyeja se përse Ilir Meta hedh në treg idenë se menjëherë pas zgjedhjeve do bëhet ministër i Brendshëm. Nga njëra anë këmbëngul se do përfundojë mandatin e Presidentit, deri në korrik 2022, e nga na tjetër i thotë kriminelëve se më 26 prill në mëngjes do drejtojë policinë e shtetit.
Të gjitha këto tregojnë frikën e tij për LSI dhe karrierën personale. Ndaj alarmet që ai ngre në emër të shqiptarëve, janë të rreme. Thjeshtë po mundohet që të na e shesi hallin personal, si një hall kombëtar./Alpenews.al
Familie perversesh! Ai edhe kryehajdutja, kryekurva kryedebilja, kryemonstra, kryepsikopatja, kryemadhja kane vjedh sa kane dasht! Kane frike se po mos te jene ne pushtet e do ju merren te gjitha, perfshire edhe banjot e maceve! Ptu fare e keqe! Vetem deme I keni bere Shqiperise meme e popullit fukara! Karma ju zente!
Nuk arrij te kuptoj pse shahet apo urrehet kaq shume Presidenti Ilir Meta?
Dhe eshte paturpesi ta therrasesh Ilir kur ai ka nje titull dhe perfaqson shqiptaret.
=
Pra Ilir Meta perfaqson te gjithe ata qe e shajne dhe urrejne ate.
=
Iliri i Cepanit eshte presidenti me i mire qe ka pas Shqypnia- ka deklaruar Edvin Surreli.
Te fala Kaleci
Gjithe ky artikull! Meta ka vetem nje hall: nuk zgjidhet më deputet! Pra do beje opozite jashte parlamentare nese PS fiton zgjedhjet!!!
Turpi ynë është ky….aksident që është në krye të shtetit
Do te kishte qene shume me i demshem nese do te ishte kryetar i opozites apo thjeshte i LSI de jure.Shqiperia politikisht dhe jo vetem, nje mish-mash shume i ngaterruar. Qe te pastrohej, duheshin vecuar plehrat, krimbat e mizat qe gelojne e s’shqiten. Kjo eshte ajo qe ndodhi e po ndodh akoma ne Shqiperi. Te jesh president do te thote te jesh ne Skene nen projektoret, e te mos levizesh dot nga korniza e ngushte ligjore qe te lejon ai rol. Thjeshte, i eshte hequr mundesia, liria per te bere keq ne emer te opozites. Ne fakt ai ka tentuar disa here te kthehet ne qender, por eshte detyruar te terhiqet ne guacken e presidentit, kurthi ku ka rene, ka funksionuar. Efektivisht, me saliun nje gjarper qe i ka mbetur vetem helmi sepse dhembet I kane rene, me ilirin ne kafazin e presidences, jane te dy SHAHMAT. Te vetmit jashte kafazeve, Luli me moniken, te dy bashke si gjysemagjela qe jane, perballohen me kollaj sesa nje sali apo nje ilir i vetem. E joshen, e bene president per ta hequr qafe si kundershtar, te pakten per nje periudhe kohe sa te pastrohej sheshi prej krijesave, sherbetoreve, qe tashme pa mbrojtesit e krijuesit e Tyre, ishte e mundur te hiqeshin edhe ata qafe, sidomos ne sistemin e drejtesise.Kur te dale iliri nga (burgu) presidenca, nese e mbyll te plote mandatin, do te gjendet i zhveshur, pa mbrojtjen e sherbetoreve ne drejtesi. Do te jete tjeter realitet, jo mé te shpetoje sic shpetoi ai dhe Luli prej gjykatesve vasale te saliut. Reforma ne drejtesi tashme eshte bere. Nuk kishte rruge tjeter per Shqiperine e semure rende nga Kanceri ne cdo qelize. Shqiperia ishte nje kufome e pakallur,e mbytur nga parazite dhe ne dukje… e pa shprese. Ajo qe po ndodh sot… eshte ne kufinjte e te pamundures. Vetem historia do ta deshmoje, nese kujtesa jone si popull nuk do te vazhdoje te jete e shkurter si perhere e te gjejme nje “baba” tjeter per ta ndjekur qorrazi.
Halli i Likes nuk eshte halli jon.
Problemet e tij nuk jan problemi i shqiptarve.
Cakerdisjet e tij nuk jane shqetsimi yne.
Kanosjet e tij nuk duhet te na trembin.
Por durimi ka nje kufi
Ky person ka kaluar cdo lloj mase.
Deliri i tij i madheshtise eshte ne kufijt e mendjes normale.
Mendjemadhesia e tij eshte prane cmendurise.
Ndoshta ky eshte edhe shanci i fundit i i jone per ti dhene dermen perfundimtare ketij personazhi dhe te ngjashmeve te tij
SHUME E VERTETE……
Injorancë, arrogancë, delir, komlekse inferioriteti,
frikë , ankth .. e kështu me radhë mund të vazhdoj të përshkruaj tiparet e presidentit tonë.
BASTARD!!!!!!!!!!!!!!
Sa loje te bukur po ben Meta. E kam shume qef. Po te ishte femije do kishte pune me mua
???????????????
Ne emer te popullit Shqiptare
mut-mutin e pret
Demini me Vdekje ne Gijotine pjellat e Djallit ??
I PARI QE POPULLI I NDERSHEM DUHET TE REZOI ESHTE KY DUCJA HAJDUT I FLORIRIT….
Po te lejoje Bracja, Tualet Palla dhe Ramaa, po!
Eshte fillimi i fundit ,Tavarish Meta ben rolin e ATIJ qe kalon ne pyll dhe fishkellen nga frika……