Babai i të riut që tentoi vetëvrasjen në Fier: Gruaja e akuzonte se ka 3-4 dashnore, djali në depresion nga xhelozia e nuses

20 Shtator 2020, 13:14Kronika TEMA

Për rastin e të riut Elton Meta që ka kanosur dje me armë familjen e bashkëshortes së tij e më pas ka tentuar të vetëvritet në oborrin e shtëpisë së vjehrrit, flet edhe babai.

Sipas Bashkim Metës, djali i tij e ka ndërmarrë këtë veprim në kushtet e depresionit. Për gjendjen e të birit ai akuzon nusen.

“Quhem Bashkim Meta, jam babai i Elton Metës. Ai e ka denoncuar në polici nusen. Policia nuk e ndihmoi.

Pastaj vinin e kërkonin në shtëpi ku është? Elton Meta kishte ikur nga depresioni, iku në drejtim të paditur.

Policia e gjeti djalin. Por ai kaloi në depresion nga xhelozia e nuses. Ajo e akuzonte se kishte 3-4 dashnore”,- tha i ati.

Pak më parë, nëna e Eltonit sqaroi se djali kishte kaluar në depresion pasi nusja i kishte ikur nga shtëpia me vajzën e vogël 1 vjeç e gjysmë dhe nuk e lejonte ta takonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje