DOSJA/ Abuzimi nga roja i shkollës: Prokuroria përfundon hetimin për ngjarjen e rëndë me abuzimin e 14-vjeçares

19 Shtator 2020, 15:52Kronika TEMA

Në këtë lagje pak javë me parë, doli në dritë sekreti i abuzimit seksual të një nxënëseje në klasën e nëntë, e moshës 14-vjeçare.

Prokuroria e kryeqytetit mbylli hetimet dhe dërgoi si të pandehur dhe nën akuzë në gjykatë, Abaz Dogën, 65 vjeç, ish-roje i shkollës ku vajza mësonte dhe tre të rinj, më i vogli i tyre 15 vjeç.

Hetimi i prokurorisë thekson se ish-roja Abaz Doga dhe tre të dyshuarit e tjerë kryen marrëdhënie me të miturën duke e kërcënuar vazhdimisht  dhe duke e dhunuar psikologjikisht.

Nxënësja e mbajti të fshehtë abuzimin nga këta persona dhe të tjerë të paidentifikuar, thekson prokuroria në dosje, nga frika se mos i ndodhte gjë familjarëve të saj . Vajza iu nënshtrua presionit të vazhdueshëm i thuhet gjykatës, u shantazhua si fillim nga roja përmes një fotografie.

Pasi i moshuari abuzoi me të, e kërcënoi për muaj me radhë, ndërsa videon e shpërndau edhe te Klajdi Poçi, 20 vjec dhe te disa persona të tjerë. Dy të dyshuarit e tjerë, Rei Osmanllari dhe i mituri F.B, sipas prokurorisë abuzuan me nxënësen duke filmuar gjithashtu çdo veprim. Këto përfundime të prokurorisë bazohen jo vetëm në dëshminë e fëmijës, por edhe në kqyrjet e aparateve telefonike të secilit nga të përfshirët në abuzimin, i cili u zbulua nga një konflikt mes viktimës dhe nënës së saj, që i kërkoi llogari për vonesën. Në dosje bashkangjitet edhe rrëfimi i mamasë që i tregon prokurores:

“I bërtita vajzës pse ishte vonuar, dhe ajo shpërtheu në lotë. Më tha që ish-roja e shkollës e ndiqte me biçikletë, shkruante emrin e saj nëpër mure dhe se e kishte ngacmuar”.

Kur familja e të miturës vrapoi në polici për të  denoncuar u zbulua se në fakt përmasat e skandalit ishin akoma më të rënda. Pas hetimit dhe arrestimeve, familja e të miturës është larguar nga lagjja, ndërsa e mitura është marrë nën mbrojtje.

2 komente në “DOSJA/ Abuzimi nga roja i shkollës: Prokuroria përfundon hetimin për ngjarjen e rëndë me abuzimin e 14-vjeçares”

  1. Kola says:

    Burg te perjetshem plehres, denim shembullor dy nxenrsve dhe prinferve te tyre. Ku eshte siguria ne shkolle? Te merten masa. Ka shtet keti apo ka ik ne drejtim te paditur?

  2. Predatori says:

    Uroj që të gjithë këta monstra të marrin dënim maksimal dhe t’i “sapunisin” mirë te burgu ku do vuajnë dënimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje