Detaje nga hetimi disa mujor: Masakra në malin e Tomorit, arrestohet administratori i firmës private që nxirrte pllaka dekorative dhe i shiste me dokumente false

19 Shtator 2020, 10:31Kronika TEMA

Pas një hetimi disa mujor ka përfunduar në pranga një 36-vjeçar, administrator i një firme private që nxirrte pllaka dekorative në malin e Tomorrit. Ai është A.B., 36 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Skrapar.

Dyshohet se ky shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonte me dokumentacion dhe fatura të falsifikuara.

Finalizohet operacioni “Gracka”

Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundraligjëshme, kapet dhe vihet në pranga administratori i firmës.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtraisë së kundraligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gracka”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•A.B., 36 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Skrapar, administrator i subjektit.

Arrestimi i shtetasit u bë pasi, pas një hetimi disa mujor është dokumentuar me prova aktiviteti i paligjshëm i shtetasit A.B, ku në mënyrë të kundraligjëshme nxirrte pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Dyshohet se ky shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonte me dokumentacion dhe fatura të falcifikuara.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

2 komente në “Detaje nga hetimi disa mujor: Masakra në malin e Tomorit, arrestohet administratori i firmës private që nxirrte pllaka dekorative dhe i shiste me dokumente false”

  1. Www says:

    Stili i të shkruajturit të këtij artikulli : bath bath po nji koqe.

  2. Skrapari says:

    Policia te hetoj per kete pune vetem dy persona . Presidentin e vendit dhe gruan e tij .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje