E shkuara e errët e 34-vjeçarit që porositi dy vrasjet në Elbasan: Nga arrestimi në Itali, tek vrasja e vëllait dhe xhaxhait në atentat

18 Shtator 2020, 18:37Kronika TEMA

Erion Alibej është organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik të këtij viti në Elbasan.

Ai është vëllai i Endrit Alibejit, 34-vjeçarit të vrarë në një atentat mafioz më 29 dhjetor 2018-s, së bashku me xhaxhain Arben Dylgjeri 56 vjeç dhe shtetasin turk Erdal Durunay 51 vjeç.

Të tre viktimat kishin vetëm pak ditë që ishin kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit.

Erion Alibej, 34 vjeç, është emër i dëgjuar për autoritetet e drejtësisë italiane. Ai është arrestuar së bashku me vëllain e tij në vitin 2013, si të përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Erion Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një operacioni të gjerë ku në pranga përfunduan në total 31 persona. Hetimet ndaj kësaj organizate kishin nisur në maj të vitit 2011.

Mediat italiane kanë raportuar atëherë se ky rrjet droge kishte anëtarët e vet shqiptarë edhe në Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Britani të Madhe.

Sipas mediave italiane, Endrit Alibej dhe Erion Alibej, në konkurrencë me njëri-tjetrin, i përkisnin një organizate transnacionale shqiptare me veprimtari midis Roterdamit dhe Amsterdamit në Holandë dhe Torinos, të cilët kishin ruajtur 15 kilogramë kokainë të fshehur në apartamente të ndryshme, përfshirë edhe dy në Asti, për ta shitur më pas në disa provinca në veri dhe qendër të Italisë prej më shumë se 330.000 €.

1 komente në “E shkuara e errët e 34-vjeçarit që porositi dy vrasjet në Elbasan: Nga arrestimi në Itali, tek vrasja e vëllait dhe xhaxhait në atentat”

  1. Katunari says:

    Diçka krejt normale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje