U arrestua për korrupsion, Mimoza Margjeka kërkon leje nga SPAK të vizitojë fëmijët

18 Shtator 2020, 10:13Kronika TEMA

Gjyqtarja Mimoza Margjeka kërkon leje nga SPAK të vizitojë fëmijët e saj.

Gjyqtarja është shprehur se nuk ka asnjë person tjetër që mundet ta ndihmojë. Vajza e saj ka qënë në gjendje hemorragjie dhe duhet të kryejë vizitat te mjeku.

Gjatë kohës që ndodhem në masë arrest shtëpie vajza ime ka manifestuar një gjendje hemorragjie, gjak nga hundët, ngjarje e ndodhue në datën 15.09.2020. 

Kam njoftuar mjekun e lagjes, i cili nëpërmjet rekomandimit me shkrim ka udhëzuar për vizitë klinike pranë specialistit përkatës. 

Në kushtet që ndodhen në arrest shtëpie e kam të pamundur të asistoj vizitat dhe mjekimin e vajzës për shkak se edhe bashkëshorti siç edhe jeni në dijeni ndodhet në paraburgim me vendim gjykatë dhe nuk kam njerëz të tjerë familjare apo të afërm të më ndihmojë. 

Ju lutem më mundësoni nëpërmjet ndonjë akti shkresor të lëshuar nga ju, miratimin e shoqërimit të vajzës në kryerjen e vizitave mjekësore”,– ka treguar Margjeka.

SPAK nuk i ka miratuar ende lejen gjyqtares që të mund të takojë fëmijët e saj. Bashkëshortin e ka të arrestuar ndërsa ajo është në ‘arrest shtepie’.

Margjeka u akuzua për korrupsion pasi nxori nga qelia, Orion Balin të akuzuar për trafik emigrantësh.Margjeka, bashkëshorti i saj Arben Cara, avokati Skënder Demiraj dhe një tjetër janë akuzuar për korrupsion pasi do të merrnin 6 mijë deri në 10 mijë euro për lirimin e një të dënuari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje