Një 39-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 në Kodër Kamza në një lokal.
39-vjeçari me iniciale R.C., klient në lokal, u përfshi në një konflikt me një nga pronarët e lokalit, 35-vjeçarin me iniciale F.K. Gjatë sherrit mes tyre që vijoi në ambientet e jashtë të lokalit, pronari mori armën dhe qëlloi në drejtim të 39-vjeçarit duke e lënë të plagosur.
Ai nuk u ndal me aq, por e qëlloi përsëri 39-vjeçarin e plagosur me synimin për ta vrarë. Ka qenë ndërhyrja në kohë e forcave policore që i bllokuan armën 35-vjeçarit dhe parandaluan vrasjen e klientit.
Pronari u arrestua dhe akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa klienti mbeti i plagosur në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pronar ne prone te vet ka te drejte te veproje si te doje, te pelqen ty apo jo.S’te pelqen, shko pi rdhu diku tjeter, psh ne Bathore.
=
Remziu i Paskuqanit vs Faikut te Kamzes = Has i Kukesit, lol