Tjetër vrasje në Elbasan, ekzekutohet brenda në lokal vëllai i një prej grabitësve të 4.6 mln eurove në Rinas. Autorët, me uniforma policie

17 Shtator 2020, 08:44Kronika TEMA

Qyteti i Elbasanit është tronditur nga një tjetër vrasje mëngjesin e sotëm, ku shënjestra ka qenë vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019.

50-vjeçari punonte si taksist pa licence. Çela shkonte çdo mëngjes herët te lokali, ku u ekzekutua, që rrinte i hapur 24 orë dhe priste pasagjerët që vinin nga autobusët e Greqisë.

Kanë qenë tre persona, të veshur me uniformë policie që kanë hyrë në lokal dhe kanë ekzekutuar me armë zjarri Bujar Çelën, teksa po pinte kafenë e mëngjesit.

Shërbimet e Policisë kanë  ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore  nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje