Shkatërrohet karteli shqiptar i drogës, prangoset në Dubai, Eldi Dizdari: Sekuestrohen tonelata kokainë e miliona euro

17 Shtator 2020, 11:19Kronika TEMA

Operacion ndërkombëtar anti drogë, arrestohet Eldi Dizdari. Mësohet se ai është arresuar në Dubai për llogari të Interpol Tiranës.

Keshtu Eldi Dizdari (alias Denis Matoshi) është një prej personave të arrestuar në operacionin e madh antidrogë të zhvilluar në Itali, me bashkëpunimin e Policive të disa shteteve europiane. Operacioni i quajtur Los Blancos ka vënë në pranga dhjetëra persona, mes tyre shumë shqiptarë, të cilët nga mediat italiane cilësohen si drejtus të kartelit.

Eldi Dizadri është shpallur në kërkim që prej tetorit 2018, pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, ku u plagosën disa persona dhe mbeti i vdekur Fabiol Gaxha.

Gjithashtu, Eldi Dizdari dyshohet se është personi që ka porositur 613 kg kokainë, e kapur në konteinerët me banane të kompanisë Arbri Garden, në Portin e Durrësit.

Sipas mediave italiane, është goditur një kartel i fuqishëm që drejtohej nga shtetas shqiptarë, i specializuar në trafikimin e drogës në Europë.

Operacioni i quajtur “Los Blancos” ka vënë në pranga dhjetëra persona, dhe janë sekuestruar tonelata kokainë e miliona euro.

Hetimi është kryer brenda një Ekipi të Përbashkët Hetimi të përbërë nga shërbimi qendror operativ i Drejtorisë Qendrore të Krimit, Ekipi Mobile i Firences, ajo Hollandeze Finec dhe Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Drogës, me koordinimin e Eurojust dhe Europol, grupe të Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Kundër Terrorizmit dhe Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale.

Në orën 11 në Itali, do të mbahet një konferencë për shtyp në Firence për rezultatet e operacionit, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Firences, e cila përfshinte kryeqytetin toskan dhe qytete të tjera italiane, si dhe vende të shumta të huaja.

Midis të pranishmëve nënkryetari i Eurojust Filippo Spiezia, prokurori kombëtar antimafia Federico Cafiero De Raho, prokurori i Firences Giuseppe Creazzo.

Prej disa vitesh Eldi Dizdari dhe ish-missi, Suada Sherifi kanë një histori dashurie si dhe janë prindër të një vajze, Deizi.

Ndonëse bashkëshorti i bukuroshes nuk ka preferuar të jetë pjesë e shtypit rozë, ai nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje