Ish kryetari i PD për Bashkinë e Lezhës, Fran Frrokaj është dënuar me 4 vite burg pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.
Edhe ish kryetari i qarkut Lezhë, Gjok Ndoka është dënuar me 4 vite burg, ndërsa nënkryetari Enver Hafizi është dënuar me 1 vit burg.
Ish zyrtarët janë të akuzuar për tjetërsim pronash në bregdetin e Shëngjinit.
“Deklarimin fajtor të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite e dënon me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;
Deklarimin fajtor të pandehurit Enver Hafizi për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
Deklarimin fajtore të pandehurës Juxhina Mema për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
Deklarimin fajtor të pandehurit Adenis Haxhia për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
Deklarimin fajtor të pandehurit Eduart Leka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
Heqjen e masës së sigurimit personal arrest në shtepi në ngarkim të pandehurit Eduart Leka per shkak të shuarjes se saj.
Deklarimin fajtor të pandehurit Artan Djala për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
Deklarimin fajtor të pandehurit Ermando Jakaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
Deklarimin fajtor të pandehurit Bledar Cara për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
Deklarimin fajtor të pandehurit Frrok Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
Deklarimin fajtor të pandehurit Lek Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
Deklarimin fajtor të pandehurit Pjetër Gjoni (Lini) për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
Deklarimin fajtor të pandehurit Vasil Gjoni për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
Deklarimin fajtor të pandehurit Zef Gjini për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
Deklarimin fajtor të pandehurit Nikoll Tinaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;
Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Renato Malotaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal, duke urdheruar heqjen e mases se sigurimit personal në ngarkim te tij
Deklarimin fajtor të pandehurit Luigj Paloka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 39 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin e topografit për një periudhë prej 3 vitesh;
Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal. Deklarimin fajtor të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;
Të gjitha dokumentet shkresore të cila sipas akt ekspertimeve kanë rezultuar të falsifikuar të asgjesohen, ndërsa dokumentet e tjera të sekuestruara si prova materiale do t’u kthehen institucioneve perkatëse;
Shpenzimet proceduriale penale t’u ngarkohen të pandehurve solidarisht;
Kundër ketij vendimi palet kane të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit Shkoder brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes, ndërsa për palet në mungese ky afat fillon nga e nesërmja e marrjes dijeni‘, thuhet në vendim.(TemA)
Mbase po ndryshon dicka !!!!!!