Ëndrra amerikane, vjen lajmi i shumëpritur: Lotaria për 55 mijë persona në gjithë botën nis me 2 tetor

20 Shtator 2020, 09:30Sociale TEMA

Teksa ëndrra amerikane për aplikantët e 2020 skadon më 30 shtator, programi i rradhës nis në mesditën e 2 tetorit për  55 mijë persona që do të kenë fatin të shkojnë në shtetet e bashkuara të amerikës, nëpërmjet llotarisë amerikane ndërmjet 6 rajoneve gjeografike.

Regjistrimi elektronik për programin e lotarisë amerikane 2021 nis të mërkurën e 2 tetorit e zgjat deri në mesditën e 5 nëntorit.

Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë në një post të caktuar s’kualifikohet.

Kriter tjetër për aplikimin është dhe vjetërsia e fotove(pa syze dhe aksesorë) ku nuk duhet të jenë të njëjta me ato të aplikimeve të mëparshme dhe të jenë bërë gjatë 6 muajve të fundit.

Nëse keni krijuar familje duhet të përfshini dhe ta gjatë aplikimit, vetëm nëse fëmija juaj ka mbushur 21 vjec apo është martuar  nuk mund ta bëni pjesë.

Pas regjistrimit me të dhënat që ju kërkohen në formular, ku e domosdoshme vec kartës së identitetit është edhe pashaporta, ju do të merrni numrin e konfirmimit, që duhet ta ruani për të kontrolluar në adresën e llotarisë amerikane nga 5 maji i 2021 nëse jeni përzgjedhur.

1 komente në “Ëndrra amerikane, vjen lajmi i shumëpritur: Lotaria për 55 mijë persona në gjithë botën nis me 2 tetor”

  1. Ari says:

    Nuk besoj se do te kete ne bote interes si dikur per te shkuar dhe jetuar ne SHBA…mbase e kam gabim..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje