Haradinaj: Spektakli dashakeq me dosjet e Speciales, po krijon përshtypje të gabuar për Kosovën

20 Shtator 2020, 12:09Rajoni TEMA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin lidhur me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me dosjet e Gjykatës Speciale, të cilat po dorëzohen në OVL të UÇK.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “zhvillimet e fundit rreth kësaj teme, që po ushqejnë debatin mediatik, nuk i ndihmojnë Kosovës, të vërtetës së saj, dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare”.

“Kushdo që hasë në dokumente sensitive të hetuesisë e gjykatave, duhet menjëherë t’ia dorëzojë institucioneve përgjegjëse, e jo të ushqejë vazhdimin e spektakleve mediatike që dëmtojnë zhvillimin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit për të gjithë”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Me shumë shqetësim po ndjek spektaklin dashakeq të Dosjeve – që po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë!

Zhvillimet e fundit rreth kësaj teme, që po ushqejnë debatin mediatik, nuk i ndihmojnë Kosovës, të vërtetës së saj, dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare.

Kushdo që hasë në dokumente sensitive të hetuesisë e gjykatave, duhet menjehëherë t’ia dorëzojë institucioneve përgjegjëse, e jo të ushqejë vazhdimin e spektakleve mediatike që dëmtojnë zhvillimin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit për të gjithë.

Kosova si viktimë përballë agresorit, UÇK-ja, dhe populli i Kosovës janë angazhuar gjithmonë për t’u pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kështu do të mbetet gjithmonë!

4 komente në “Haradinaj: Spektakli dashakeq me dosjet e Speciales, po krijon përshtypje të gabuar për Kosovën”

  1. xhela says:

    CFAR THOTE GOMARI RAMUUUUUUSH O DERR… KY ESHTE TURPI I KOSOVES…. ME TE TILLE POLITIKANE KOSOVA KURRE NUK DO TE AFROHET NE BE. KY HAJVAN DUKET NGA KOKA NE KEMBE QE ESHTE IDJOT…. KY AKOMA NUK DI TE ECI ME KEQ SE SHPELLARI SALI BERISHA QE ECIN SIKUR KANE ZBRIT NGA MALI.

  2. Vjola says:

    Ramush ti je trim dhe kete e ka treguar lufta per çlirimin e Kosoves.Zgjuarsia ne luften me pushke nuk mund ta krahasosh me zgjuarsine ne kohe paqe.Ta kesh zgjuarsin ne te dy kohet eshte prefektja qe shume e shume pak njerez e kane ,kjo ka te beje edhe me ate dhuntine e lindur.Shqipetaret te perulen per trimerine e treguar ne luften e Kosoves ti e tregove vehten dhe ne te kemi vene ne balle aty ku e kane vendin heronjte e gjitha trojeve Arbenore.Por tani eshte nje epoke tjeter ajo e me pastajmja ajo dipllomatikja ,ajo per te cilen ne duhet te shpalosim ashtu si ne lufte nje zgjuarsi qe te na dergoje drejte bashkimit,dhe ne fund te fundit kjo eshte edhe qellimi yne.Ramush zgjuarsine dipllomatike duhet te ja leme djelmoshave dhe vajzave Shqipetare qe ne drejtimin tend dhe te te tjereve qe çliruan Kosoven ta vazhdojne kete lufte dipllomatike qe Shqipetaret te jene te bashkuar ne nje truall te vetem Arberor.
    Mos te harrojme nje fjale te urte :
    TRIMERIA MERR KALA,ZGJUARSIA MJAFT E M’BA.

  3. qytetari says:

    Ky katundar i pa gdhendur,qe vazhdon ta trajtoje dhe leroje Kosoven,si token e tij te fshatit,e ka vec hallin te largoje ato 33 miza te medha,qe ja ka zbulue Haga,nen kesule.

  4. Ajet Delaj says:

    Zoterinj te nderuar dua tju kujtoj se Gjykata Speciale e Kosoves ne Hage eshte gjykate e sistemit te drejtesise se Kosoves. Gjykata Speciale e Kosoves eshte vendosur ne Kosove pikerishte per te shmangur kete qe ndolli, kompromentimin e procesit e rrezikimin e deshmitareve.
    Nese prokuroria dhe gjykata speciale e Kosoves arrin te gjeje prova per krime te ndollura ne Kosoven e pasluftes nuk besoj se eshte pune e kosovareve se ku i gjen prokuroria speciale provat mjafton te jene prova te pakontestuara .
    Me kete qe ndolli me gjykaten Speciale te Kosoves ne Hage praktikisht banda e Kosoves ne syte e botes e ka rrezuar Shtetin e Kosoves por askush te mos mendoje e besoje se keta bandite do i shpetojne drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje