Historia tragjike e gruas që mbeti e paralizuar pasi kaloi në orgazëm

21 Shtator 2020, 15:32Sociale TEMA

Lucinda ishte 26 javëshe shtatzënë kur pësoi goditjen fatale.

Ajo po bënte seks me bashkëshortin e saj dhe pasi kaloi në orgazëm, ndjeu një dhimbje të mprehtë në kokë, sipër syrit të djathtë.

Ishte diçka që e kishte përjetuar dhe më herët e prandaj nuk u shqetësua për dhimbjen.

“Kam pasur përherë dhimbje koke pas orgazmave dhe prandaj s’isha e shqetsuar. Dhimbja është si një ngrirje truri, shumë e dhimbshme, por nuk zgjat shumë,” tregon ajo.

Në ditën e ndodhisë, dhimbja nuk u largua. Lucinda ishte në agoni, përpëlitej në krevat dhe qante. Menjëherë bashkëshorti i saj mori ambulancën.

“Aty fillova të panikosesha. Mendova se mund të kisha hemorragji në tru. Pas kësaj, çdo gjë ishte e turbullt,” tregon Lucinda.

Pasi arriti në spital, skanimet zbuluan se ajo kishte hemorragji në tru dhe nuk mund të fliste. Lucinda u fut në një koma të induktuar dhe gjatë kësaj kohe, mjekët kryen një operacion në tru për të çliruar presionin e mbledhur.

Foshnja e saj ishte e sigurt dhe nuk lindi para kohe gjatë operacionit. Gjashtë ditë pas ndërhyrjes, Lucinda u zgjua nga koma.

Ndodhia ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme jetën e Lucindës. Ajo mbeti e paralizuar në gjithë gjysmën e majtë të trupit dhe përdor gjatë gjithë kohës një karrige me rrota për të lëvizur.

Foshnja e saj lindi tre muaj pas hemorragjisë dhe është shëndoshë e mirë. Lucinda tregon se çdo gjë do të ishte shmangur nëse ajo do t’i kishte treguar neurologut të saj për dhimbjen e kokës që ndiente pasi kalonte në orgazëm.  Sidoqoftë, jeta e saj është kthyer në normalitet.

Jeta intime me bashkëshortin e saj është funksionale dhe e bija është e shëndetshme dhe e lumtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje