31 mijë banorë të rritur i përkasin etnisë greke në Shqipëri

21 Shtator 2020, 08:25Sociale TEMA

Nisur nga intervista e kryeministrit Rama për televizionin grek “Mega” ku u prekën dhe çështjet etnike analisti Eduard Zaloshnja ka publikuar disa shifra lidhur numrin e qytetarëve me etni greke në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zaloshnja  se rreth 31 mijë banorë të rritur i përkasin etnisë greke në Shqipëri.

“Duke u bazuar në numrin aktual të banorëve të rritur të Shqipërisë, marrë nga statistikat që publikon CIA për çdo vend të botës ( https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/al.html ), mund të ekstrapolohet se rreth 31 mijë banorë të rritur i përkasin etinsë greke në Shqipëri.

Në Censusin e zhvilluar më 2011, rezultuan 0,9% banorë të vetëdeklaruar si të etnisë greke. Por ndërkohë, rreth 15.5% refuzuan t’i përgjigjeshin pyetjes së etinsë, pas thirrjeve për bojkot të kësaj pyetje nga Aleanca Kuqezi dhe Kisha Ortodokse.”, ka shkruar Zaloshnja.

Analiza e plotë e Eduard Zaloshnjas:

Gjatë një interviste në televizionin grek MEGA TV, kryeministri Rama përmendi faktin se “kemi edhe grekë që jetojnë në vendin tonë, shumë vite tani”. Gazetari Giannis Moutsos ndërhyri: “Ka pretendime … se nuk u lejohet të vetë-identifikohen”.

Për të saktësuar dy thëniet e mësipërme na vjen në ndihmë një sondazh mbi sigurinë kombëtare, që zhvillova për fondacionin gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung (http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/16038.pdf). Në atë sondazh, i cili u zhvillua me intervista të drejtpërdrejta face-to-face me 1115 banorë të rritur, të shpërndarë në mënyrë përjestomore në të gjithë territorin e vendit (nga Konispoli në Vermosh), të anketurarit u pyetën të vetë-deklaronin etninë që i përkisnin. Dhe ja si u përgjigjën ata:

Cilës etnie i përkisni?

Shqiptare            97.7%

Greke                   1.4%

Arumune             0.5%

Maqedonase     0.1%

Tjetër                    0.5%

Duke u bazuar në numrin aktual të banorëve të rritur të Shqipërisë, marrë nga statistikat që publikon CIA për çdo vend të botës ( https://ëëë.cia.gov/library/publications/the-ëorld-factbook/geos/al.html ), mund të ekstrapolohet se rreth 31 mijë banorë të rritur i përkasin etisë greke në Shqipëri.

Në Censusin e zhvilluar më 2011, rezultuan 0,9% banorë të vetëdeklaruar si të etnisë greke. Por ndërkohë, rreth 15.5% refuzuan t’i përgjigjeshin pyetjes së etinsë, pas thirrjeve për bojkot të kësaj pyetje nga Aleanca Kuqezi dhe Kisha Ortodokse.

8 komente në “31 mijë banorë të rritur i përkasin etnisë greke në Shqipëri”

  1. Ilir says:

    O bole po te ishte per vetedeklarim kjo pune, 70% e shqiptareve do i kishe gjerman tani, ose amerikan ose UK ? ?
    Etnia bazohet ne dokumentacion te mirefillte dhe tradita te dokumentuara te komunitetit, jo me vetedeklarim si gdhihem une ne mengjes, apo me dava mercenarsh qe marrin 300 euro.

    1. . says:

      Perpara viteve 90-e me etni Greke ishin te pakten 250 mije, sipas statistikave ne gjendjes civile. Pa llogaritur femij nga familje Shqiptaro-Greke deklaroheshin (nen presion) si kombesi Shqiptare.
      Politika e Enverit ishte asimiluse duke derguar mijra kuadro nga minoriteti ne Shqiperin e veriut, Lac, Durres Tiran, Mirdit, Shkoder …
      Sot me levizjer jasht shtetit eshte ber nje lemsh i madhe.

      1. Pas viteve 90 says:

        Pas viteve 90 500 mije shqiptare u vendosen vetem ne Athine. Pa llogaritur femijt e tyqe qe sot jane nga 30 vjet e lart. Kencila kategori jane regjistruar ata apo fallco thuaj. Njesoj si vete shteti grek.

        Una faca una rraca, po fajin e ka shalgjati qe mbyll gojen dhe nuk ja u kujton as kete, as ligjin e luftes, as pronat çame e te shqiptarve te tjere etj.

      2. Abazcani says:

        250 mij te nenes tende ku ka grek ne shqiperi dhe ato qe vetdeklarohen ashtu e bejn per nje pasaporte te flliqur

    2. Theatre and Drama says:

      nga keta 20mije(jo 30 mije) minoritare,gjysma jane pe te komunitetit coban

  2. Koli says:

    Nje pyejte kisha une me leje:
    Agim Kajmaku qe greqirat e bene Jorgo Toro, si eshte etni greke? ?
    O ju dhjefsha 31 mije juve, po ca lesh ore, etni greke ketu nuk behen dot as 1 mije.

  3. Ilirian says:

    Nuk ka etni Greke po ka etni (Ilire) shqiptare ose etni bullgare, turke ose sllave ….

  4. Abazcani says:

    250 mij te nenes tende ku ka grek ne shqiperi dhe ato qe vetdeklarohen ashtu e bejn per nje pasaporte te flliqur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje