Rama i prish skenarin Metës, ministrja e re e Arsimit Evis Kushi shkon tek Denisa e vogël që përloti Presidetin dhe i çon mjetet shkollore

21 Shtator 2020, 14:31Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka paraprirë Presidentit Ilir Meta, i cili i premtoi vogëlushes Denisa, e cila qante se nuk shkonte dot në shkollë, pasi nuk kishte mundësi financiare.

Me anë të një video emocionuese, Rama u ka uruar të gjithë ndjekësve të tij një mëngjes të mbarë.

Në pamje, shihet Evis kushi, ministrja e re e Arsimit, e cila ka shkuar në shtëpinë e Denisës, për t’i dhuruar dy tabletë, cantë dhe mjete shkollore, në mënyrë që e vogla të vijojë mësimet si shoqet e saj.

MIRËMËNGJES dhe me Denisën e vogël që sot shkon në shkollë normalisht, së bashku me 480 mijë nxënës të tjerë, ju uroj një javë të bukur,”- shkruan Rama krah videos ku Kushi i shpjëgon vajzës që nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për të blerë mjetet shkollore, se çfarë është tableta.

“Ti e di se çfarë është tableta apo jo? Kanë shoqet e tua? Tani ne do të japim edhe kartën SIM, ku ka dhe internet dhe ti sat ë futesh, do të mund të ndjekësh dhe mësimet, kur nuk shkon në shkollë,”- dëgjohet të thotë ministrja.

Pak ditë më parë, Meta publikoi një video prekëse ku Denisa e vogël, shihej teksa qan pasi nuk kishte mundësi të vazhdonte shkollën.

Krah videos, Meta shkruan i kërkonte falje Denisës së vogël dhe i premtonte se do të bënte të mundur që të realizohej dëshira për të vazhduar mësimet, por ky plan iu prish.

Kryeministri Rama i parapriu duke dërguar ministren Kushi me çanta, mjete shkollore dhe tableta.

4 komente në “Rama i prish skenarin Metës, ministrja e re e Arsimit Evis Kushi shkon tek Denisa e vogël që përloti Presidetin dhe i çon mjetet shkollore”

  1. ppa says:

    Po ju nuk dini ndryshimin ; Meta do ia dorezonte me parate e tij (ose do dergonte Moniken) ndersa ministrja me parate e shtetit!
    Jane bere per te qeshur keta opozitaret ; u qajne hallin duke shkuar te cdo familje qe nuk ka strehe (termeti) apo jane te varfer; marrin me vete vetem kamerat , asnjeri ndonje qeske apo pako me ushqime ; ne fakt rrogat i marrin, packa se jane jashte parlamentit.

  2. Ksanthipi says:

    Mëmdkendrituri i nënës!
    Marrtë mga ditët e Taulant Ballës dhe Erjon Braçes!

  3. Monika hajdute me cizme says:

    Me te vertete ja paska dhjere rama,metes,por ju nuk e dini se iliri do i conte shufra floriri qe ja vodhi monikes

  4. Berti says:

    Ndihma me e mire qe duhet te beje Ilir Floriri eshte ti dorezoje floririn e vjedhur popullit shqiptar dhe gjithe gjene e vjedhur ai dhe hajdutet e tjere si Ksanthipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje