PD denoncon: Një në katër vdekje në Shqipëri nga ajri i ndotur, Tirana e betonizuar rrit rrezikun përditë

21 Shtator 2020, 19:29Sociale TEMA

Zëdhënsja e PD-së Ina Zhupa, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka cituar raportimin e BBC-së që i referohet Agjencisë së Mjedisit në BE për vdekjet që vijnë sipasojë e ajrit të keq.

Sipas raportit të cituar nga Zhupa, një në katër vdekje në vend vjen sipasojë e ndotjes së ajrit.

Zhupa ngre shqetësimin për betonizimin e Tiranës, që sipas saj rrit rrezikun për vdekjet nga ndotja e ajrit.

Postimi i plotë:

Një në katër vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ndotjes së ajrit. Kështu raporton BBC, duke iu referuar një raporti të Agjencisë së Mjedisit të BE. Sipas raportit Shqipëria është një nga vendet ku numri i vdekjeve nga ndotja është rekord, gati 23 përqind e totalit te vdekjeve.

Tirana është qyteti me ndotjen më të madhe, qyteti që po rrit përditë rrezikun e vdekjes së qytetareve të tij me ndotjen që vetëm shtohet si pasojë e betonizimit masiv dhe të pakufijshëm të saj.

Përkundrejt propagandës së Veliajt me pemë edhe me biçikleta, kemi një Tiranë që është betonizuar masivisht. Kullat janë bërë e zakonshme e zonës kryesore të qytetit të Tiranës.

Ajri që ne thithim në Tiranë është i rrezikshëm për shëndetin tonë, është burim kanceri dhe burim vdekjeve.

Për shëndetin e fëmijëve tanë, për shëndetin e prindërve tanë, për shëndetin tonë, duhet ndalur kthimi i Tiranës në qytetin e vdekjeve nga ndotja e ajrit, në qytetin e pajetueshëm nga betonizimi!

2 komente në “PD denoncon: Një në katër vdekje në Shqipëri nga ajri i ndotur, Tirana e betonizuar rrit rrezikun përditë”

  1. kasemi says:

    Shko ne bize o zedhenese, po nuk te pelqeu tirana. Ju politikane vjedhur keni mjaft, ndonje pune nuk beni, fare, atehere perse banoni ne tiranen e betonizuar, lerjani fukarejneve kete fatkeqsi!!! Plehra, ku e more vesh ti moj debile se 1/4 e vdekjeve ne kete vend vjen si rezultat i ndotjes se mjedisit. Nuk kam te dhena por mendoj se mjedisi ne shqiperi eshte nder me te pasterit pasi sot ne kete vend nuk punon asnje industri ndotese. Kete te “mire” na e solli pd me salen ne krye pasi e shkaterroj dhe vodhi te gjithe industrine e ngritur me shume mund dhe djerse nga ky popull i vuajtur, e tani na del kjo zedhensja e na derdellit neper mesia per ndotjet.

  2. kombinati says:

    Zhulsia e kombinatut qe eshte lidhur me kriminelin vetem per ti mare leket. Kjo eshte me gen komunisti prandaj eshte kaq plere….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje