Sot afati i fundit për aplikimet në Akademinë e Forcave të Armatosura, Xhaçka: Ja kushtet e ofruara

21 Shtator 2020, 18:19Sociale TEMA

Sot në mesnatë mbyllet afati i fundit i raundit të dytë për aplikimet në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Ky fakt është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Përmes një postimi në “Facebook”, Xhaçka thekson se për çdo student që do të vijojë shkencat ushtarake në AFA, do të ketë një pagesë mujore.

“Sot në mesnatë është afati i fundit i raundit të dytë për aplikimet në universitete.

Për të gjithë maturantët që nuk aplikuan në raundin e parë, atyre që kaluan me sukses provimet e vjeshtës dhe maturantëve të viteve të shkuara, Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi fantastike arsimimi.

Deri sot në mesnatë, përmes aplikimit në ualbania.al mund të zgjidhni shkencat ushtarake në AFA, si rrugëtimin tuaj, për vetë kushtet e ofruara:

Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit

Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi

Tarifë studimi 0 lekë në vit

Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve

#ZgjidhFAPërArsimiminTënd”, shkruan Xhaçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje