Qeveria e re proserbe në ngërç, Dritan Abazoviç përplaset me aleatët: “Postet e sigurisë” do t'i kem unë

21 Shtator 2020, 12:54Rajoni TEMA

Lëvizja “URA”, drejtuar nga lideri Dritan Abazanoviç ka kërkuar që të propozojë drejtuesit e institucioneve të “sigurisë”, në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe kreun e Agjencisë së Inteligjencës.

Kjo ka sjellë edhe përplasje me Frontin Demokratik (proserb), për shkak se kjo forcë ka kërkuar që Agjencinë e Inteligjencës të mbajë kjo forcë politike.

Dhe në këtë mënyrë palët nuk janë dakordësuar me këto qëndrime, duke mos arritur në një marrëveshje për qeverinë e re.

Ndërkohë e vetmja pikë në të cilën kanë rënë dakord është vendimi që kryetari i Parlamentit të jetë kreu i grupit të dytë politik në koalicion, Aleksia Beçiç.

Parlamenti i ri konstituohet më 27 shtator, ndërkohë që pritet që qeveria e re të zgjidhet në ditët e para të tetorit. Kreut të opozitës, Zdravko Krivokapiç, mandatin do t’ja dorëzojë Presidenti i vendit, Milo Gjukanoviç.

5 komente në “Qeveria e re proserbe në ngërç, Dritan Abazoviç përplaset me aleatët: “Postet e sigurisë” do t’i kem unë”

  1. Dr.Kalec Dega says:

    Po c’ju duhet ju te mesoni dhe te na tregoni lajme per Malin e Zi kete vend Evropian qe e ka te siguruar hyrjen ne BE para Shqiperise…apo te doni te qani hallet e Malit te Zi nje vend dhe shtet sovran qe shqiptaret do ta donin si Shqiperia loqe.

    1. Hasan says:

      Po ti cmu..n ke që i lexon dhe komenton!!!!
      Idiot

  2. Ceni says:

    Mos u merzit Karkalec. Kur japim lajme nga rusia dhe india, pse jo nga mali zi?

  3. Mehmut Udebashoviç Elezaj says:

    Dr. Kalec Dega është Mehmut Udebashoviç Elezaj nga Terrtpoja, ose ndryshe njihet si Gaverrnua Tuberkulare Mehmut.

  4. Hasan says:

    Po ti cmu..n ke që i lexon dhe komenton!!!!
    Idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje