“Trafik droge dhe prostitucion”: OFL zbarkon në Elbasan, u kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve

21 Shtator 2020, 13:38Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 “të fortëve” në Elbasan.

Ata janë Artan Gega, Abaz Gega, Arzen Mama, Gentian Gjoka dhe Ardian Subashi.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A.G., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve“;

A.G., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;

A.M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

G.Gj., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A.S., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.”– njofton policia.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje