Tri gra rivale për vendin e Arben Malajt, Kuvendi fut në sitë emrat për në Bankën e Shqipërisë

21 Shtator 2020, 15:23Politika TEMA

Violeta Staka, Brunilda Isaj dhe Fatmira Kola janë tre kandidatet që janë paraqitur në Kuvend nga qeveria për t’u zëvendësuar Arben Malaj, e shkarkuar me votat e mazhorancës socialiste si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipëri.

Tre kandidatet kanë paraqitur vizonin e tyre nëse do të zgjidheshin në postin e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës.

Arben Malaj u shkarkua nga Parlamenti, duke e akuzuar për qëndrimet që ai kishte mbajtur, që sipas deputetëve socialistë të Kuvendit dhe qeverisë bie ndesh me politikat e këtij institucioni.

Malaj në fakt ishte një kundërshtar i hapur i politikave ekonomike të qeverisë dhe kryeministrit Rama. Kjo bëri që deputetët të ndërmarrin një nismë për shkarkimin në Kuvend, por kjo procedurë u hodh poshtë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili kërkoi që procedura të vinte nga Qeveria, pra nga kryeministri Edi Rama, pasi kështu e parashikonte ligji.

Pas kësaj seanca dëgjimore të zhvilluar në komisionin parlamentar të Ekonomisë mësohet se rregullorja dhe ligji parashikon që 28 deputetët të firmosin për një nga kandidaturat dhe më pas të kalohet për votim në seancë.

6 komente në “Tri gra rivale për vendin e Arben Malajt, Kuvendi fut në sitë emrat për në Bankën e Shqipërisë”

  1. t says:

    Po burra nuke ka fare?

  2. qytetar says:

    Kur te sheh dhe degjon ty mor mut ne shi …d.m.th pa yndyre….eshte te mos shohesh dhe degjosh asgje ne media.
    KAZAN eshte Pak.
    Ju jeni KANALE TE UJEREVA TE ZEZA.

  3. Ton says:

    Gra dhe femije zgjidhini dhe cojeni cdo gje per….

  4. MECANI says:

    O BEN,KUR U BERE DHE TI DICKA,ESHTE PER TE VENE KUJEN.NUK E DI A TE KA IKUR ERA E SHURES KUR ISHE NE LLAKATUND.

  5. Zoi says:

    Shume mire bejne por ikja e Arben Malaj-t edhe pse politikishte nuk jam dakort me ate, eshte turp per PS.
    Eshte ekspert ndoshta me i miri ne Shqiperi.

  6. Bledi says:

    Panvarsishte të gjithave Arben Malaj, nuk duhej te shkarkohej i ka dhene PS dhe Shqiperise aq sa edhe te behej Guvernator jo vetem antar bordi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje