3 të targetuarit e radhës nga OFL: Nga dënimet për trafik të miturish, narkotikësh dhe vjedhje me armë

23 Shtator 2020, 13:14Kronika TEMA

Shtetasit Fatos Xhambazi, Besnik Imeraj, Lutfi Shabani janë tre personat që do u duhet të deklarojnë pasurinë e tyre për llogari të Operacionit Forca e Ligjit.

Konkretisht, shtetasi Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Besnik Imeraj, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Gjithashtu, shtetasi Lutfi Shabani, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje