Këngëtarja Fjolla Morina është paraqitur në Gjykatën e Kukësit për të mësuar masën e sigurisë.
Mësohet se seanca është shtyrë për në orën 13:00 teksa Prokuroria kërkon gjinekologun në seancë për të vërtetuar shtatzëninë e saj.
Këngëtarja Fiolla Morina u arrestua tri ditë më parë në kufi duke ardhur nga Kosova, e shoqëruar nga dy persona të tjerë, njëri nga Kosova dhe tjetri nga Belgjika dhe në çantë iu gjet pistoletë, çakmak pistoletë dhe 23 fishekë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë në Kukës doli se është shtatzënë, por Prokuroria ka dyshime për ekon, teksa kërkon që për ta lënë në arrest shtëpie një garanci pasurore 5 milionë lekë nga këngëtarja.