Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të dielës në njësinë Guri Zi në Shkodër.
Një 50-vjeçar, Hilë Simoni është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se ka futur nën makinë një fqinjë të tij, Katrina Hilën 54-vjeçe.
50-vjeçari pasi i ka shtypur të dy këmbët e ka lënë për rreth një orë të gjymtuar gruan duke tentuar ti nxjerrë edhe sytë.
Katrina Hila ndodhet nën kujdesin mjekësor pasi ka pësuar dëmtime të shumta fizike ndërsa ABC News ka siguruar dëshminë e saj në të cilën tregon se si ka filluar dhe zhvilluar gjithë ngjarja.
Gruaja tregon gjithë skenën e dhunës dhe momentet e tmerrit, kur për të shpëtuar nga duart e 50-vjeçarit duhet të bënte sikur kishte vdekur.
“Unë jam Katrina Hila. E kena pas konfliktin për një punë gardhi. Edhe e shoqja e ka çu peshë të shoqin tërë kohën. Më ka gjuatur me gurë disa herë, por ia kam fal tërë kohën. Të shtunën ka dalë më ka thënë:”Do të rrah, do të mbys me gjithë familje”.
Pastaj u nisa me shku në kishë. 50 metër prej shtëpisë së vetë më ka zënë, ka marrë makinën me shpejtësi edhe e ka ndalu, e pava që erdhi me shpejtësi.
Kam pas një shufër hekuri nja 50 centimentra , e kam mbajtur sepse kam pas frikë se do më rrahi. I lëshova rrugën dhe I thashë: “ Ec more zotëri shko në punën tënde!”
Ma bëri me dorë, ec drejt. E pa që nuk eca drejt , ai ka marrë kthesën edhe më ka marrë me turi (turinjtë e makinës) edhe dy këmbët mi ka zënë nën makinë. Kam ndenjur gati një orë e gjysmë nën makinë. Është ul prej makine dhe më ka kap për sysh për të më qërruar sytë.
Jam mbrojtur vetë prej syve dhe fillova të bërtas me të madhe : “Më mbyte more, më mbyte.” Pastaj bëra demek se jam tuj vdek, edhe thashë ishalla po më lëshon.
Ai u çu prej aty edhe më ka kap në grushta e shkelma edhe ka ik. I bëra zë një komshie: “ N’qofshi për mu, hajde më ndihmoni.”
I kam thënë lajmëro shefin ( policinë). Ka njoftu shefin, ka ardh shefi, kanë ardh me më nxjerr, por s’kanë mund se kam qenë nën makinë.Pastaj kanë thirr edhe vinçin, kanë ardh më kanë nxjerr me vinç ata që kanë lëviz makinën.
Më kanë pru në spital, kjo ka qenë puna ime. Më ka paralajmëruar gjithë kohën se do më mbysë me tërë familjen. S’kam çfarë them tjetër, të dy këmbët I kam të thyera. Se di ça bën zoti, por ishalla drejtësia, din vetë e bën vetë!”, tregon ajo për ABC News.
Policia deklaroi se Hilë Simoni e përplasi qëllimisht me mjetin e tij tip “Mitsubishi” gruan duke i thyer këmbët, më pas ajo u dërgua për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Simoni është arrestuar në tentativë për t’u larguar.
Katrin pse nuk kallxon se e ke sulmu e para me leve ne dore?!! Hahahaha
Shpellaret e3 veriut jane trima,te zgjuar,puntore,te dashur,por edhe pak….KRIMINELE!
E kishte mire XHAXHI,qe i varte ne mes te qytetit kur benin krime!
Me kaq sa ka bere ky gomari,do denohej jo me pak se 25 vjet!
Te rrihesh per nje gardh eshte pak!
Por ne malesine e veriut,qe ka pjelle trima pa fund si ky Simoni,ka patur raste qe jane vrare edhe per nje…PORDHE GOMARI!
Pse pordhi gomari para meje,dhe pistoleta kokes!
Jena popull trim,qe e kemi care rroten e historise me…rrocken e gomarit ne dore!
Vetem nje lajm vjen prej atyre zonave: E vrau per gardhin.
Jo po ne zonate tjera ? Kavaje Per plehra masakrone njerzit ne mest lokalit po ne zonate tjera ? Vlore Veq se e akuzone se Ka vjedhe nje pule vret 8 veta po ne Durres pse me shef shtremet vret 1 dhe plagose 1 tjet mos ja fute kot po te thuashe shumica e shqiptarve ne te gjitha zonat e shqipri Kan kaluare ne qmenduri eshte nje drame e madhe per kombin tone
Thuje vërtetën që nga jugu në veri ne jemi një mut.Agresiv pa arsye serioze nxjerrim armët për cështjen më të vogël,pastaj rrimë si të dhjere kur shikojmë se çfarë bëmë
Sepse shakterruam idene e te padurit
shtet.
Do vuajme tere jeten !
Jete te gjate atyre qe shkaterruangjthçka !
Te rrihesh per nje gardh eshte pak!
Por ne malesine e veriut,qe ka pjelle trima pa fund si ky Simoni,ka patur raste qe jane vrare edhe per nje…PORDHE GOMARI!
Pse pordhi gomari para meje,dhe pistoleta kokes!
Jena popull trim,qe e kemi care rroten e historise me…rrocken e gomarit ne dore!
Kjo esht kultura e shqiptarit sa vjen dhe rrenohet me shum , rrac muti nuk biem kurr dakord , dhe na morin per kembesh te huajt , boin qef me shqiptaret
O idjot qe nuk shikon me larg se hunda jote. Ngaterresat nuk vijne per gardhin por vijne nga dobesia dhe mungesa e zbatimit te ligjeve.
Si Ka munsi qe jemi ber keshtu more Zot i madhe as ne kanune kurre nuk ke te dret me rrae e vra gra e Femi te nje familje tjetre edhe kure me ta ke hasmeri shiko ket lajem shiko vidjen ne Kavaje dhe pastaje mendone ne Qfare pike kemi arriture?
Mos u habit,se kete njeri prodhoi shkerdhatokracia!
Ky eshte “NJERIU I RI KAPITALISTO-FEUDAL NE SHQIPERI”!
Shikoni se si u hakerrohet kryeministri Rama gazetareve,opozitareve dhe qytetareve,duke u ngerdheshur,me fytyre te kuqe tere urrejtje dhe perbuzje!
Kur ben kryeministri keshtu,po populli fukara cfare do beje?
E vrau për gardh, për para gardhit app mas gardhit???
Sqarojini mir këto gjëra se s’sju kanë lezet.
Moment nuk heqin dore nga Gardhi !
Per 1 Meter ,,Gardh… Vetem Saliu Serbit nuk ja nun per km gardh …se eshte ne gjendje te dali Vilat ne Lazert..Ndersa Ilir Floriri. 7 %. fale gjithcka ,,Vetem. WC e Macokut nuk e fale..Ndersa Lulushka kurushka ja q…..r…e ku i ka..
Ne Shqiperi duhet te kthehet perkohesisht Ligji me Vdekje, ndryshe krimi do te beje kerdine.