Rizan Aliu, 45-vjeçari i cili 4 ditë më parë plagosi me thikë dy persona në një lokal në Kavajë, ka përfunduar në prangat e policisë.
Pasditen e 17 shtatorit, Aliu hyri në një lokal në Kavajë dhe goditi barbarisht disa herë më thikë një të moshuar.
Fillimisht ai e goditi Besnik Çelmetën me grushta.
Më pas, 45-vjeçari e goditi Çelmetën barbarisht me thikë disa herë.
Në tentativë për të ndërhyrë, i plagosur mbeti edhe pronari i lokalit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi i moshuari i ishte ankuar disa herë Aliut, pse i hidhte plehrat para shtëpisë së tij.
Njoftimi i Policisë
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 16.09.2020, në një lokal, ku mbetën të dëmtuar me mjet prerës (thikë) dy shtetas.
Ndalohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit se në Kavajë, në ambientet e një lokali po konfliktoheshin disa shtetas dhe për pasojë dy prej tyre ishin plagosur me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen a autorit.
Si rezultat e një pune të pandërprerë për kapjen e tij, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. A., 45 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas, më datë 16.09.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin B. Ç. dhe pronarin e lokalit shtetasin M. A., i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.
Ky eshte nje terrorist i mirfilde futin mbrenda ket kafsh te piste
100% dakord me ty,ky duhet trajtuar nga ligji pa as me te voglen lehtesi.denimet duhencedhe per shembull,sepse shoqeria jone nuk eshte shume e afte te jetoje ne bashkesi,dhe reagimet te tilla jane simbol i te jetuarit si xhungel,prsndoj ky duhet te marti nje denim maksimal,per aktin barbar te kryer , faktin e motivit banal,ne nje vend publik shume te frekuentuar,ne prezencen e nje te mituri,re gjitha keto se bashku,me vrasje te paramenduar e mbetur ne tentative,dhe e perseris,gjykatsit duhet te martin parasysh situaten ku jeton sot shoqeria shqiptare,asnje lehtesim,duke futur “agravantet”,ky plehre,duhet ti beje te pakten 10 vjet kokerr me kokerr ne burg, qe te vene mend edhe te tjeret si ky,qe per fat te keq Shqiperia eshte plot,
NJE KRIMINEL I PAPARE, NJE ZEMER GURE, QE GODET PA MESHIRE NJE TE MOSHUAR, PER PLEHRAT QE KRIMINEL JA HEDH NE SHTEPINE E TIJ. SKENA TE FRIKSHME, NGA NJE NJERI I DROGUAR I CMENDUR. BURGUN E KA PAK. KETO KAFSHE MERITOJNE PUMBIN . NJE HALE ME PAK NE KETE VEND, QE PRODHON VETEM KRIMINEL.
Kete kafshe qe me para krimi ka ndertuar la leje dhe nuk ka pike edukate por hedh plehrat para shtepise se tjetrit dhe si gjakatar sulmon me thike njerez te pambrojtur duhet ta denoni maksimalisht.