Gradohet gjeneralbrigade Kingji, Xhaçka: Meritokracia, bazuar në profesionalizmin, pasionin e përkushtimin do vijojë të jetë guri i themelit për një FA profesioniste

22 Shtator 2020, 19:23Kronika TEMA

Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, morën pjesë në ceremoninë e vedosjes së gradës së dekretuar nga Presidenti Meta për Gjeneral Brigade Arben Kingji!

Xhaçka tha se Kingji është një nga ushtarakët më të spikatur të FA, ndërkohë që premtoi se meritokracia, bazuar në profesionalizmin, pasionin e përkushtimin do të vijojë të jetë guri i themelit për një FA profesioniste e të mirëorganizuar!

“Sot i vendosëm gradën gjeneral brigade një nga ushtarakëve më të spikatur të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka bërë një punë të shkëlqyer kudo ku ka shërbyer si komandant në batalionin Komando, Forcat Speciale, në Policinë Ushtarake, atashe ushtarak jashtë vendit e së fundmi komandant i Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Meritokracia, bazuar në profesionalizmin, pasionin e përkushtimin do të vijojë të jetë guri i themelit për një FA profesioniste e të mirëorganizuar!

#KrenariPërFA??”, shkruan Xhaçka në rrjetin social!

4 komente në “Gradohet gjeneralbrigade Kingji, Xhaçka: Meritokracia, bazuar në profesionalizmin, pasionin e përkushtimin do vijojë të jetë guri i themelit për një FA profesioniste”

  1. PO , PO says:

    Gjenerale me pervoje pune deri komandant batalioni ! Gjate luftes II boterore e deri tani , ata qe kane komanduar batalionin , nuk kalonin pertej grades se majorit , qe eshte shkalla e pare nga fillojne te quhen oficera madhore ! Duhet pare prirjet e tij politike ndaj LSI -se , se nuk mund te parafytyrohet asnje fjale e vetme , nga ana e I.Floririt pa marre nje paradhenie te mire .

  2. Marku says:

    Turp I madh per kombin shqipetare qe te kete nje ushtri te tille inferiore ne krahasim me cdo vend tjeter te globit tokesore . Drejtori I infektivit behet shef shtabi ndersa
    veterineri behet gjeneral. Kjo eshte ushtria 100 vjecare e shtetit 100 vjecare shqipetare . Ushtri e udhehequr nga athina xhuxhe me
    oficere xhuxhe .

  3. Tuk Tuk says:

    Gjeneral pa ushtri,vetem ne Shqiperi gjen,,,barkaleca burokrate qe zhvatin parate Shtetit,Ushtri pa tankse,avione,anije luftarake,raketa ,quhet grup paramilitar me kompani me 30 vete…

  4. Policia ushtarake says:

    Skandal i radhes I Xhackes. Ky Kingji Kur ishte tek PU, na detyroi te paguanim nga 1000 euro per person I gjithe efektivi Kur u kthyhem nga misioni i Afganistanit. Shuma e mbledhur = nje shpi ose me mire nje grade Gjenerali. Turp turp. Tek FT kush e di sa do ta vendose cmimin.

    SPAK keta shushunja duhet te hetoje. Nje njeri dinak dhe i pa bese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje