Pëllumb Pipero: Jemi optimistë, po fitojmë terren ndaj Covid-19.

23 Shtator 2020, 09:24Sociale TEMA

Mjeku Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte në A2, tregoi rrethanat e vetme që mund të çojnë në një rimbyllje të shkollave.

“Që të flasim për shkollat jemi akoma herët dhe duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Nëse respektohen protokollet, shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura dhe mësimi do të vijojë normalisht. Shkolla mund të mbyllet vetëm nëse mësimi pamundësohet nga numri i pakët i nxënësve apo personeli pedagogjik”, tha Pipero.

Sipas tij, koha tregoi se mbyllja nuk është zgjidhje: “Këto 6 muaj pandemie treguan se mbyllja nuk ishte zgjidhje, por zgjedhje e detyruar për të përballuar fillimin e krizës. Tani që kemi kapacitetet dhe njohuritë, çdo veprim në drejtim të mbylljes është i gabuar për mua”.

Kur u pyet se kush do të jenë të parët që do të vaksinohen kur në vendin tonë të mbërrijë vaksina kundër Covid-19, Pipero tha: “Do të vaksinohen së pari grupmoshat më të rrezikuara dhe profesionet më të ekspozuara, si mjekësia, policia dhe gazetarët. Të presim vendimet e Komitetit të Ekspertëve”.

Në fund, Pipero theksoi se “ende nuk e kemi mundur virusin sepse beteja vazhdon”.

“Jemi optimistë. Jemi në hapat e fundit të vaksinës, ka lajme të mira nga medikamentet dhe po fitojmë terren ndaj Covid-19”, u shpreh Pëllumb Pipero.

2 komente në “Pëllumb Pipero: Jemi optimistë, po fitojmë terren ndaj Covid-19.”

  1. Samiu says:

    Aman na i nxirrni ne gazete ate “epidemiologun e njohur” Kar Alimehmeti. Ai ishte shume i zgjuar.

  2. agron says:

    Ik ore sharlatan…… asgje nuk eshte vertetuar nga ato qe ke thene prej 6 muajsh….! Ti mesa duket as nga interneti nu din te perkthesh…! Rrin gjithe diten dhe gjithe muajn ne televizor dhe nuk te kemi pare kurre ne pavion tek te semuret. Vazhdo e shit ilaqe ne ato farmacite tua te hapura me parate e vjedhura ne kohen e LSI-se me Moniken e Ilirin, kur punoje ne Ministrine e Shendetsise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje