Rama: Jemi drejt realizimit të vendosjes së pagës minimale, ja sa do të jetë. Taksa progresive do të rishikohet

23 Shtator 2020, 13:18Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se janë duke realizuar një tjetër objektiv, atë të vendosjes së pagës minimale.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programeve të punësimit, Rama tha se paga minimale do të jetë 300 mijë lekë.

Rama tha gjithashtu se po vazhdon studimi për rishikimin e taksës progresive.

“Ndërkohë lajmi i mirë është se Shqipëria ka humbur më pak vende pune për frymë se vendet e rajonit.

Rintegrimi është bërë më shpejt, sepse ne u mbyllëm më shpejt, por edhe u hapëm më shpejt.  

Sot jemi duke definuar edhe atë masë që ka qenë një nga objektivat tona dhe që po vjen drejt realizimit, është vendosja e pagës minimale 300 mijë lekë.

Për të mos pasur asnjë pagë nën 300 mijë lekë.  Këtu kam paraysh sidomos ata të punësuar në sektorin e manifakturës.

Gra që duhet të konsiderohen si pjesë e këtij procesi të rritjes së pagave edhe në sektorin privat duke filluar nga paga minimale.

Studimi për rishikim të taksimit progresiv po vazhdon, do kemi edhe aty zhvillime pozitive”, tha Rama.

7 komente në “Rama: Jemi drejt realizimit të vendosjes së pagës minimale, ja sa do të jetë. Taksa progresive do të rishikohet”

  1. Fisniku says:

    Jo paga,por MINIMUMI JETIK duhet te studiosh,llogaritur dhe miratosh zotrote!
    Kujt ia tregon keto premtime mashtruese ti?
    Shumica e shqiptareve nuk jane ne pune,qe nga femijet e deri tek te moshuarit!
    Paga i sherben te gjithe familjes dhe nuk eshte nje tregues i sakte i nevojave per jetese te njerezve!
    Percakto dhe shpall MINIMUMIN JETIK te cdo njeri,se keshtu del FALLCITETI yt me pagen minimale!

  2. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

    Hahaha……Ver Lllapa ne variantin e Gim Gjuzit.O mashtrus që vetem debilat si puna jote te vijn pas,ty nuk te besojn më as militantet
    e”rilindjes”,aq i neveritshem je bere.Bashke me ty edhe mbi 50% te larove qe qeverisni,do te jeni ne burg.Atje pastaj ke koh ti realizosh
    planet qe premtove dhe mashtrove prej 7 vitesh.

  3. zoga e vodices says:

    Zigur Kari lere ramen se ai thote 300 mije dote jete paga minimale meru me lulushin tende se ka pemtuar per rrogat me evro se lulushi me leke fshin bythen dhe rroga minimale do te jete 1000 eurro o trim i lulushit.

  4. pa vlere says:

    Imagjino te rrije ne pushtet ti nja 16 vjet si Merkel, ti na kishe degjeneruar si shtet dhe si popullsi.
    Ke bere dy mandate e kerkon te tretin dhe akoma diskuton pagen minimale (jo minimumin jetik)
    Po problemet e, tjera o Sulltan si psh;
    – ditet e festave qe punohet kudo
    (pervec shtetit -sigurisht)
    – festat fetare
    – leja e zakonshme qe behet vetem 2×6 dite
    – oret e gjata te punes
    Etj..etj elemente skllaverie te tregut te punes ne shtetin qe drejton ti o Sulltan!
    Po e di çfare? Shko e futi nje vizatim me mire dhe rri rehat!

  5. Kola says:

    Me vlere komrntuesi Pa vlere. Je i sakte. Te gjatit i mbaruan genjedhtrat, sofizmat, akrobacite. Po perpelitet si peshku ne pellgun pa uje.

  6. dajana says:

    PO PER PENSIONISTET A DO TE MENDONI NDONJEHERE APO JA KENI LENE NE DORE COVITIT QE TI MARI….PENSIONISTET JANE SHTRESA ME E TURPSHME E TE GJITH QEVERIVE NE KETO 30 VJET ME PENSIONE QESHARAK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje